Konkurset e shpallura për vende të reja të punës në institucionet në nivelin qendror dhe lokal, nuk kanë bazë ligjore dhe si të tilla duhet të anulohen, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Ditëve të fundit, në faqet e internetit të disa institucioneve shtetërore, të cilat i ka verifikuar edhe Radio Evropa e Lirë, siç janë faqet e internetit të Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Infrastrukturës, Ministrisë së Diasporës, asaj të Administratës Publike, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e po ashtu edhe në nivelin lokal, ku janë identifikuar Komuna e Prishtinës, e Podujevës, ajo e Prizrenit e komuna tjera, figurojnë shumë konkurse të hapura për punësime.
Shumica e këtyre konkurseve janë shpallur duke u bazuar në Ligjin për shërbimin civil numër 03/l-149.
Por, problemi, sipas shoqërisë civile, qëndron te fakti se ky ligj është shfuqizuar qysh nga data 11 shtator, 2019, kur ka hyrë në fuqi Ligji për zyrtarët publikë.
Sipas të dhënave të prezantuara nga Ministria e Administratës Publike, vetëm gjatë muajit shtator, janë aprovuar 513 kërkesa për konkurse (duke përfshirë edhe datën para hyrjes në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë) për nivelin qendror, për ministri, agjenci të pavarura dhe nivel komunal.
Ligji për zyrtarët publikë është miratuar në muajin shkurt në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në Gazetën Zyrtare të Republikës se Kosovës është shpallur më 11 mars të këtij viti, ku thuhet se “Ligji hyn në fuqi gjashtë muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare”, që i bie më 11 shtator të këtij viti.
Andaj, nisur nga fakti që shumica e konkurseve, në pothuajse të gjitha institucionet publike, janë të shpallura pas datës 11 shtator, tani kërkohet anulimi i tyre.
Në Ligjin për zyrtarët publikë thuhet se institucionet publike do të sigurojnë përfundimin e konkursit të shpallur dhe procedurave të tjera të nisura para hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Procedurat që janë në vazhdim e sipër, kur ky ligj hyn në fuqi, theksohet se duhet të vazhdojnë sipas ligjit të ri.
Përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë nga autoritete kompetente që konkurset e bazuara në ligjin e vjetër të anulohen. Konkurset e tilla për vende të reja të punës, përveç shkeljes ligjore, janë parë nga shoqëria civile edhe si përpjekje e subjekteve të caktuara politike, qofshin ato në nivelin qendror apo lokal, për të ndikuar te votuesit në kohën kur Kosova ndodhet në proces zgjedhor.
Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe zbatimin e ligjeve, ngre shqetësime serioze në lidhje me konkurset e shpallura që bazohen në ligjin e vjetër. Gëzim Shala nga ky institut, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha konkurset e shpallura pas 11 shtatorit duhet të anulohen sepse janë joligjore.
“Që nga 12 shtatori i këtij viti është i kundërligjshëm referimi në ligjin e vjetër për konkurse të reja, pasi secili prej këtyre konkurseve duhet t’i referohet ligjit të ri. Kështu që të gjitha këto konkurse duhet të anulohen dhe duhet të procesohen në bazë të ligjit të ri. Duke marrë në përgjegjësi edhe organet të cilat i kanë shpallur këto konkurse në bazë të ligjit të vjetër”, tha Shala.
Kurse Florent Spahija, ekspert ligjor nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se në momentin kur hynë në fuqi ligji i ri, shfuqizohet ligji i vjetër.
“Nëse ligji parasheh shfuqizimin e ndonjë ligji tjetër, atëherë ligji i vjetër nuk ka kurrfarë efekti dhe asnjë fuqi ligjore”, thekson Spahija.
Ligji për zyrtarët publikë ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për punësim të zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, të bazuar në merita, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.
Ministria e Administratës Publike është sponzorizues i këtij ligji, por nuk është deklaruar ende.
Përkundër përpjekjes për të siguruar një përgjigje rreth kësaj situate të krijuar me konkurset e shpallura pas datës 11 shtator, zyrtarë të kësaj ministrie ende nuk kanë dhënë ndonjë përgjigjeje të qartë, vetëm se kanë konfirmuar se Ligji për zyrtarët publikë ka hyrë në fuqi më 11 shtator të këtij viti.
Në anën tjetër, sipas shoqërisë civile, shihet si absurd fakti se vetë Ministria e Administratës Publike, ka shpallur disa konkurse për pozita të lira të punës më 12.09. 2019, duke u referuar në Ligjin për shërbyesit civilë, edhe pse në Gazetën Zyrtare shënohet se ky ligj është i shfuqizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025