LAJMI I FUNDIT:

Qeveria zgjati afatin për konvertimin e targave – 3,259 automjete janë regjistruar në RKS

Qeveria zgjati afatin për konvertimin e targave – 3,259 automjete janë regjistruar në RKS
Foto: Ilustrim

Mbi 3 mijë e 200 vetura janë regjistruar në RKS, të cilat më parë kanë pasur targat ilegale serbe.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të policisë për rajonin e veriut.

“Nga 1 nëntori e deri më sot janë 3 mijë e 259 automjete të regjistruara me targa RKS”, ka thënë Elshani.


Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zgjasë afatin për regjistrimin e automjeteve deri më 15 dhjetor të këtij viti.

Zgjatet afati për konvertimin e targave ilegale në RKS
Lexo po ashtu Zgjatet afati për konvertimin e targave ilegale në RKS

Qeveria e Kosovës më 30 tetor kishte vendosur për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Plani i Qeverisë së Kosovës i tetorit të vitit të kaluar parashihte që nga 21 prilli i vitit 2023 të lejohej vetëm qarkullimi i makinave me targa RKS.

Më 23 nëntor 2022, në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat që lëshohen nga autoritetet serbe për qytetet në Kosovë.

Sipas marrëveshjes, Serbia pranoi që të mos lëshonte më targa të reja dhe Kosova hoqi dorë nga ndëshkimet që parashihte plani për riregjistrimin e makinave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori