LAJMI I FUNDIT:

Qeveria Shqiptare vihet në lëvizje për të ndihmuar Parashqevi Simakun?

Qeveria Shqiptare vihet në lëvizje për të ndihmuar Parashqevi Simakun?

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa për t’i ardhur në ndihmë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në kushte të vështira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve të Report TV, pranë Këshillit të Ministrave, koordinimi për këtë rast i është besuar ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili gjithashtu mban përgjegjësi për çështjet e diasporës.

Një ekip diplomatik dhe përfaqësuesit e konsullatës shqiptare në New York po punojnë për të siguruar dokumente identifikimi për këngëtaren, e cila aktualisht nuk disponon asnjë dokument të tillë.


Parashqevi Simaku (Foto: Eltin Ilirjani/InstaStory)

Në konsullatë është zhvilluar një takim i posaçëm me qëllim ndihmën e Simakut në dy drejtime kryesore: pajisjen e saj me një pasaportë shqiptare dhe ndërmjetësimin me autoritetet amerikane për të rifreskuar dokumentacionin e saj ose nisjen e procedurave të reja për t’i garantuar qëndrimin dhe identifikimin.

Procesi, megjithatë, ndodhet në fazë fillestare dhe suksesin e tij do ta përcaktojë vullneti i Parashqevi Simakut për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe amerikane kur kjo të kërkohet.

Kjo çështje mori vëmendje të madhe publike pas publikimit të një videoje javën e kaluar nga një televizion amerikan, ku personi i shfaqur u identifikua si këngëtarja. Më 13 dhjetor, të afërmit e Simakut konfirmuan se bëhej fjalë për të, duke nxitur reagime të shumta dhe ndërhyrjen e institucioneve shqiptare.

Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, është larguar nga skena prej shumë vitesh. Gjendja e saj aktuale ka prekur thellësisht publikun dhe institucionet, duke vënë në qendër të vëmendjes një përpjekje për t’i rikthyer asaj dinjitetin dhe qetësinë. Tani mbetet për t’u parë nëse përpjekjet e nisura do të sjellin rezultate konkrete për këngëtaren. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Magazina
Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Magazina
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

Magazina
Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Ndahet nga jeta aktori i “Harry Potter”, Simon Fisher-Becker

Magazina

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Magazina
Kalo në kategori