Që prej gushtit të vitit të kaluar, Shqipëria i ka kërkuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të rishikojë rezolutën 1782 të vitit 2011 të ish-senatorit zviceran Dick Marty.
Qëllimi është shpallja e akuzave si të pabazuara dhe rrëzimi i akuzave për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Për këtë, Tirana zyrtare ka arritur të mbledhë firmat në Asamblenë e Këshillit të Evropës me qëllim hartimin e një raporti vijues dhe një rezolute të re.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë dhe njëherësh Anëtare në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka tregon se qeveria shqiptare nuk do të tërhiqet derisa ta fitojë këtë betejë.
“Ne e kemi nisur këtë betejë për ta fituar, që do të thotë ne do të bëjmë gjithçka për të arritur qëllimin tonë final që të bëhet një raport vijues dhe faktet e vërteta të dalin në opinionin publik ashtu siç janë dhe të pranohet njëherë e mirë që nuk ka pasur trafik të organeve të qenieve njerëzore”, tha Bushka.
Ajo është e vetëdijshme se procedurat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të kërkojnë kohë.
“Është një betejë, është shumë e vështirë sepse do të duhet të ketë votime të caktuara të cilat do të kërkojnë përpjekje shumë të madhe nga ana jonë për të pasur mbështetje. Janë procese që marrin kohën e tyre, nuk do të jetë një rrugë e lehtë as një rrugë e shkurtër”, u shpreh ajo.
Raporti i Dick Martyt në vitin 2011 shërbeu si bazë për ngritjen e Gjykatës Speciale në Hagë që do të hetonte krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Në raport flitet për trafik organesh të personave të burgosur nga UÇK, të kryer në territorin e Shqipërisë. Kjo akuzë e paprovuar është kundërshtuar disa here nga qeveria shqiptare.
Çështja e trafikut të organeve nuk është përfshirë si akuzë në asnjë nga proceset që po zhvillohen në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, raporton Euronews Albania.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025