LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare mbulon 70 për qind të kostos për familjet që instalojnë panele diellore për ngrohjen e ujit, nisin aplikimet

Qeveria shqiptare mbulon 70 për qind të kostos për familjet që instalojnë panele diellore për ngrohjen e ujit, nisin aplikimet

Në kuadër të situatës së vështirë energjetike me të cilën po përballet Shqipëria dhe Europa, dhe në përputhje me Strategjinë Kombëtarë të Energjisë dhe Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, janë parashikuar skema nxitëse për reduktimin e konsumit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi zbatimin e programit për subvencionim me 70 për qind të shumës për çdo familje që do të aplikojë për një njësi diellore për ngrohjen e ujit.

Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga konsumatorët familjarë synon subvencionimin deri në masën 70 për qind të kostos nga Agjencia për Eficencën e Energjisë.


Ministria bëri të ditur se është çelur thirrja për aplikim për subjektet tregtuese për ofrimin e panele diellore për ngrohjen e ujit për konsumatorë familjarë

Sipas ministrisë, kjo masë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimi i furnizmit me ujë të ngrohtë sanitar; reduktimin e emetimeve të CO2.

MIE informon se konsumatorët familjare duke ngrohur ujin përmes paneleve diellore kursejnë 20 për qind nga fatura e tyre.

Kjo është thirrja e parë për aplikim, e cila i drejtohet subjekteve tregtuese të interesuara për ofrimin e shërbimit të shitjes dhe instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për 2000 (dy mijë) konsumatorë familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse.

Konsumatorët familjarë që do aplikojnë për përfitim mase mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara nga Agjencia e Eficencës së Energjisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori