Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje insistojnë në vazhdimin e veprimeve policore në veri të vendit për të siguruar zbatimin e rregullores së BQK-së, e cila nuk e njeh dinarin si valutë. Por, partitë opozitare po kërkojnë që kjo të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, dhe jo që operacionet me potencial përshkallëzimi t’i zënë ata në befasi.
Kundërshtimi i ashpër i ndërkombëtarëve nuk dihet nëse do ta zmbrapsë Qeverinë nga veprimet e saj në veri.
Pasi u kritikua për moskoordinim për aksionin e së hënës ndaj institucioneve ilegale financiare serbe, Ekzekutivi nuk ka treguar nëse do të vazhdojnë masat ndëshkuese për subjektet që nuk respektojnë ndalimin e dinarit.
Megjithatë, deputetë partisë në pushtet thonë se veprimet për zbatimin rregullores së Bankës Qendrore duhet të vazhdojnë.
“Nuk është hera e parë e as nuk duhet të jetë hera e fundit kur Qeveria operon në veri për zbatim të ligjit, shtrimit të sovranitetit. BQK-ja ka marrë një vendim për rregulloren e re dhe në këtë rast krejt ajo çfarë po bëjnë institucionet tona ekzekutive është zbatimi i rendit”, ka thënë deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj.
Veprimet policore, partia më e madhe opozitare, PDK, i vlerëson të ligjshme, por njëkohësisht thotë se Qeveria nuk duhet t’i injorojë kërkesat e aleatëve për koordinim.
“Kosova veç ka pasoja mjaft të mëdha, ku ne të tërë, pozitë e opozitë po kërkojmë heqjen e masave, kjo i jep një grusht dhe i detyron partnerët tanë që mos të ndërrojnë masave ndaj Kosovës, dhe po ashtu mund të ketë edhe çështje të tjera ndaj individëve të qeverisë apo ndonjë vendim ndaj qeverisë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
Sa i përket kërkesave për koordinim, i të njëjtit mendim është edhe kolegu i Qalajt nga LDK-ja, Anton Quni.
“Mendoj që mesazhi është shumë i qartë. Çdo gjë që mund të eskalojë situatën do të duhej të bashkëkoordinohej me partnerët tanë. Vet fakti që ata zgjohen në një mëngjes pa pasur informata për veprimet e Qeverisë tregon që veprimet nuk kanë qenë të bashkëkoordinuara”, ka thënë Çuni.
Shtatë takime në Bruksel nuk kanë prodhuar asnjë zgjidhje për çështjen e dinarit pas ndalimit të përdorimit të tij në Kosovë.
BE-ja ka thënë se nuk do të thërrasë më takime të tilla, vetëm nëse palët paraprakisht tregojnë vullnet për zgjidhje.
Mirëpo, Brukseli nuk i ka kthyer përgjigje Dukagjinit se si mund të nxiten palët për të arritur deri te një dakordim mes tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

“S’ka vija të kuqe”? Këta janë skenarët për formimin e qeverisë së re

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja