Qeveria miratoi shqyrtimin e propozimin-vendimit për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se rritja e pensioneve për këtë kategori do të jetë 20 për qind mbi shumën aktuale.
“Shqyrtim propozimin-vendimin për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në shtojcën 1. Të Ligjit Nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre (MFPT).
Ashtu siç e patëm bërë njoftimin në tetor të vitit të kaluar bashkë me ministrinë Hekuran Murati gjatë janarit, pra sot zyrtarisht do të aprovohet rritja prej 20 për qind e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale dhe viktimat civile”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar se për cilat kategoritë do të ketë rritje, përcjell Telegrafi.
“Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke filluar nga familja që ka dhënë një dëshmor e cila do të jetë 20 për qind, ndërsa familjet që kanë dy e më tepër dëshmorë rritja do të kalojë 20 për qindëshin. Ngjashëm do të jetë edhe për pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, pra familja me një të zhdukur të UÇK-së do të ketë rritje prej 20 për qind, ndërkaq familjet që kanë më tepër rritja do të jetë për tej 20 për qindëshit.
Ngjashëm edhe pensionet invalidore, pra do të rriten të gjitha kategoritë për 20 për qind si dhe shtesa për përkujdesje të invalidit të UÇK-së, pra kujdestari për lëndim truporë mbi 80 për qind, po ashtu do të ketë rritje prej 20 për qind. Ngjashëm edhe pensionet familjare pas vdekjes së invalidit të UÇK-së do të kenë rritje 20 për qind, ndërsa tek pensionet për familjet e viktimave civile, pra tek familja me një viktimë rritja është 20 për qind, ndërsa tek familjet me dy e më shumë viktima rritja shkon përtej 20 për qind.
E njëjta është edhe për familjet me të zhdukur civil. Familja me një të zhdukur civil rritja do të jetë 20 për qind, ndërkaq tek familjet me dy e më shumë të zhdukur civilë rritja shkon përtej 20 për qind. Edhe pensionet invalidore personale për invalidët civil të luftës të gjitha kategoritë do të rriten për 20 për qind, shtesa për përkujdesje dhe ndihmë për invalidët civil të luftës, pra kujdestari për invalidin me dëmtim trupor mbi 80 për qind do të ketë rritje për 20 qind, si dhe e drejta e pensionit familjar pas vdekjes së invalidit civil të luftës edhe këtu të gjitha kategoritë do të kenë rritje prej 20 për qind…”, ka thënë Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Myftiu Tërnava: Padrejtësi e madhe që Hashim Thaçit nuk iu mundësua t’ia jepte babait lamtumirën e fundit

Ben-Meir për gialogun: BE-ja ka dështuar të shënojë progres, Trump do të ketë ndikim më të madh mbi palët

Toshkovski: Janë shkarkuar zyrtarë policorë në Shtip dhe Koçan

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Varroset babai i ish-presidentit, Hashim Thaçi i dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Linda Rama: Nuk qëndrova dot në Tiranë, doja të jem këtu sot me nënën dhe gruan e Hashim Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren