Qeveria publikon detajet rreth tenderit për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së erës prej 150 MW

Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës (ME) planifikon të zhvillojë tenderët e parë në Kosovë për energji prej erës për një kapacitet total prej rreth 150 MW, së bashku me Këshilltarin e Transaksion të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation – IFC) si këshilltar kryesor i transaksionit, si dhe me përkrahje nga Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme i USAID-it (ESA).
Këto projekte do të zbatohen përmes dy tenderëve të njëpasnjëshëm me kapacitet prej rreth 75 – 100 MW secili, në lokacione të papërcaktuara. Secili tender do të përbëhet nga dy faza – Kërkesa për Kualifikime (KPK) dhe Kërkesa për Propozime (KPP).
Me qëllim të informimit të ofertuesve potencialë me informacionin përkatës për kërkesat e parashikuara në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin hapat e duhur për të përgatitur aplikacionin e tyre për tenderin e planifikuar, Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës ka publikuar një përmbledhje informative.
Sipas njoftimit, ky dokument paraqet kriteret e parashikuara të cilat do të përcaktohen në fazën e Kërkesës për Kualifikime (KPK) të tenderit, duke përfshirë kërkesat që kanë të bëjnë me fizibilitetin e projektit si dhe kërkesat që kanë të bëjnë me përvojën dhe kapacitetet e ofertuesit.
Megjithatë, thekson se kërkesat e renditura në përmbledhje nuk janë përfundimtare dhe mund të rishikohen si dhe të shtohen kritere shtesë në momentin e lansimit zyrtar të tenderit(ëve) kur të publikohet dokumentacioni përfundimtar i tenderit.
Kërkesa për kualifikime për tenderin e parë parashikohet të publikohet në tetor të vitit 2024 dhe ofertuesit e parakualifikuar do të ftohen të dorëzojnë propozimet në fillim të vitit 2025. Ndërsa Kërkesa për Kualifikime për tenderin e dytë pritet të publikohet në vitin 2025.
Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës planifikon të shfrytëzojë fondet nga Instrumenti për Aftësi Rimëkëmbëse dhe Qëndrueshmëri i Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të ndihmuar në zhvillimin e këtij kapaciteti për energji të erës prej 150 MW.
ME planifikon të bashkëinvestojë në projektet e energjisë së erës sipas skemës së Partneritetit Publiko-Privat (PPP), me qëllim të uljes së rrezikut për investitorët privatë. Projekteve të suksesshme do t’u jepet një Marrëveshje afatgjatë për Blerjen e Energjisë Elektrike (MBE) e barazuar fizikisht.
Vegëza e Përmbledhjes informative të plotë për zhvilluesit e projekteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës