Projekti i rrugës Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilin ka nisur ndërtimi aktiv në terren me dy lote, ka ndryshuar nga ai fillestar.
Detajet i dha zëvendëskryeministrja njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë një inspektimi në terren teksa shoqëronte Kryeministrin Edi Rama.
Sipas Ballukut ndërtimi në anën e Maqedonisë së Veriut për rrugën që është pjesë e korridorit të rëndësishëm ka nisur prej kohësh dhe Shqipëria është përshtatur duke gjetur një pikë më të afërt dalje në territorin shqiptar. Por kjo zgjidhje duket ka shtuar një vepër të re që është një tunel prej 3 kilometrash. Sipas Ballukut kjo zgjidhje u arrit pas negociatave mes autoriteteve rrugore të dy vendeve si dhe ministrive përgjegjëse të Infrastrukturës, raporton Monitor.
“Kjo është një pjesë e rëndësishme e korridorit të VIII-të, që nis nga fshati Labinot Fushë dhe vazhdon për 44 kilometra në një rrugë me të gjithë parametrat e autostradës moderne sa i takon kushteve të sigurisë dhe të kategorisë së rrugës dhe vazhdon deri në afërsi të Qafë Thanës”, tha ministrja.
“Siç edhe jeni në dijeni, pas një bisede intensive me qeverinë e Maqedonisë së Veriut kemi vendosur të ndryshojmë pikën e daljes duke qenë se dhe nga krahu i Maqedonisë së Veriut ka nisur prej kohësh ndërtimi i korridorit të VIII kështu që duke punuar me të dy autoritetet rrugorë dhe me ministritë kemi arritur rezultatin që do ishte më mirë të kishim një pikë dalje më të afërt në territorin shqiptar e cila do të zgjidhet përmes një tuneli 3 kilometra. Bëhet fjalë afër urës së Bushtricës dhe ndërkohë që pika e Qafë Thanës do të vazhdojë të aktive dhe të shërbejë ata qytetarët që duan të shërbehen atje” tha Balluku.
Sipas ministres nisja e punimeve në lotet e tjera, konkretisht 3 dhe 4 pritet brenda këtij viti ndërkohë që në vitin 2024 do të hapen lotet 5 dhe 6. Viti 2025 do të shënojë hapjen e loteve 7 dhe 8 duke u varur nga ecuria e financimeve.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi nënvizoi se loti i parë ku po avancojnë punimet është 5 kilometra dhe është tërësisht i ri. Rruga do të jetë 22 metra e gjerë dhe me katër korsi. Segmenti i dytë 4.5 kilometra në afërsi të Librazhdit ka nisur gjithashtu teksa qeveria ka vendosur që në bazë të zhvillimeve të përshtaste tashmë edhe projektin e Bypass-it të Elbasanit ku projekti i ri do të dorëzohet në nëntor. Ku Bypass me gjatësi 20 kilometra shmang totalisht qytetin.
Ministrja Balluku sqaroi se Bypassi i Elbsanit ka qenë një marrëveshje me financim i huaj por tashmë për të mos zgjatur procedurat do të kërkohet financim nga një institucion i huaj që ka procedura më të përshpejtuara. Sipas ministres në vitin 2024 nis projektimi dhe zgjerimi i rrugës nga Elbasani në Lekaj me dalje në Rrogozhinë për të krijuar kështu akses të mirëfilltë në korridorin VIII teksa lidhja do të jetë e dyfishtë edhe përmes Kashar-Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj – ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre personave tjerë
Linja nënujore e interkonjeksionit Shqipëri-Itali, nënshkruhet marrëveshja në Abu Dhabi
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri