Qeveria ndan 40 mijë euro për familjet e dy zjarrfikësve që humbën jetën në krye të detyrës
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria ka ndarë gjithsej 40 mijë euro për familjet e dy zjarrfikësve, Sefedin Osmani dhe Kaçun Lima, të cilët humbën jetën në krye të detyrës, njëri në vitin 2024 dhe tjetri në vitin 2025.
Sipas njoftimit, familja e Sefedin Osmanit do të përfitojë 20 mijë euro, ndërsa po aq do t’i ndahen edhe familjes së Kaçun Limës.
“Këto mjete janë një shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional të zjarrfikësve Osmani dhe Lima, të cilët dhanë jetën duke i shërbyer komunitetit dhe duke rrezikuar veten për të shpëtuar të tjerët”, deklaroi kryeministri Kurti. /Telegrafi?
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























