LAJMI I FUNDIT:

Qeveria libaneze po punon për të bindur Hezbollahun “që të mos përfshihet në luftë me Izraelin”

Qeveria libaneze po punon për të bindur Hezbollahun “që të mos përfshihet në luftë me Izraelin”

Qeveria libaneze po punon për të bindur grupin Hezbollah “që të mos përfshihet në luftë me Izraelin”, tha të mërkurën ministri i jashtëm i këtij vendi.

Abdallah Bou Habib tha se Libani “nuk dëshiron asnjë luftë” dhe i tha Christiane Amanpour të CNN se vendi i tij dëshiron “paqe në kufijtë tanë jugorë”.

Komentet e tij vijnë pas sulmit vdekjeprurës që vrau liderin e lartë të Hamasit, Saleh Al-Arouri të martën në Bejrutin jugor, përcjell Telegrafi.


Libani beson se Izraeli është përgjegjës për sulmin e së martës në Bejrut dhe për shpërthimin vdekjeprurës që ndodhi gjatë një ceremonie përkujtimore në Iran të mërkurën, tha Bou Habib, duke shprehur frikën e tij se Lindja e Mesme tani “po i afrohet vërtet një lufte rajonale”.

“Ne nuk duam që ajo që po ndodh në jug të përhapet në Liban. Ne nuk na pëlqen një luftë rajonale sepse është e rrezikshme për të gjithë. E rrezikshme për Libanin, e rrezikshme për Izraelin dhe vendet përreth Izraelit”, citohet të ketë thënë ai.

Kreu i Hezbollahut thotë se nuk kanë frikë nga lufta, paralajmëron se do të jetë shumë e kushtueshme për Izraelin
Lexo po ashtu Kreu i Hezbollahut thotë se nuk kanë frikë nga lufta, paralajmëron se do të jetë shumë e kushtueshme për Izraelin

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga sulmet në Bejrut apo Iran, megjithëse një zyrtar amerikan më vonë tha për CNN se Izraeli kreu sulmin në Liban.

Por, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller tha gjithashtu se SHBA “nuk ka arsye të besojë” se Izraeli ishte i përfshirë në shpërthimet në Iran.

Ndërsa shtohet frika se grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani mund të bëjë lëvizje hakmarrëse kundër Izraelit, ministri i jashtëm tha se qeveria e tij është e angazhuar në dialog me Hezbollahun, për të bindur grupin nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi.

“Nuk është se ne mund t’i urdhërojmë ata. Ne nuk po e pretendojmë këtë, por mund t’i bindim dhe mendoj se po punohet në këtë drejtim”, tha Bou Habib.

Duke folur nga Uashingtoni, DC, përpara se të takohej me këshilltarët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ai theksoi rolin e Shteteve të Bashkuara në ndërmjetësimin e paqes.

Bou Habib e quajti SHBA-në një “udhëheqës” në kërkimin e paqes, duke vënë në dukje sukseset e mëparshme në shfrytëzimin e “ndikimit” të saj mbi Izraelin për të krijuar një rezultat paqësor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori