LAJMI I FUNDIT:

Qeveria konfirmon se diplomatët sollën në Kosovë një plan për dialogun, nuk jep detaje

Qeveria konfirmon se diplomatët sollën në Kosovë një plan për dialogun, nuk jep detaje

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se diplomatët perëndimorë që të shtunën ishin në Prishtinë ku u takuan me kryeministrin Albin Kurti, ofruan një plan për ecjen përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

Në komunikatën për media thuhet se Kurti i ka falënderuar diplomatët për planin që kanë ofruar si dhe ka shprehur vlerësimet e tij.

Vazhdimi i dialogut, Lajçak: E kemi një plan, e diskutuam me Kurtin - por s'mund të jap detaje
Lexo po ashtu Vazhdimi i dialogut, Lajçak: E kemi një plan, e diskutuam me Kurtin - por s'mund të jap detaje

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Tutje bëhet e ditur se Kurti ka theksuar që prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën është siguria e shtetit, qytetarëve, kufijve dhe territorit.

“Kryeministri i falënderoi për vizitën e përbashkët. Ai theksoi që prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit. Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorizim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”.

Ndryshe, Kurti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa pesëshja diplomatike përbëhej nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, si dhe zëvendës këshilltari diplomatik i Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, Alessandro Cattaneo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori