Në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës është prezantuar raporti i punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën shtator 2017 – korrik 2018, ku është vlerësuar se gjatë kësaj periudhe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë mbi 600 vendime.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ky është dyfishi i numrit të çdo qeverie për një periudhë të tillë kohore dhe vendime këto që drejtpërdrejt ndikojnë në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie të qytetarit të Kosovës.
“Gjatë periudhës raportuese, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar këto akte juridike: 75 projektligje të miratuara në mbledhjen e Qeverisë; 30 akte nënligjore të miratuara në Mbledhjen e Qeverisë dhe 91 akte nënligjore të nxjerra nga Ministrat në kuadër të fushëveprimit të tyre”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se ky raport dëshmon për një dinamikë të punës së Qeverisë, që është më e madhja nga funksionimi i të gjitha qeverive të deritashme të Republikës së Kosovës.
“Qeveria e Kosovës, në pajtim me përfundimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka dhënë mendimin lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Familje. Projektligji është iniciuar nga Komisioni për Legjislacion, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Ministria e Drejtësisë ka dhënë opinionin se çështjet që adresohen në këtë projektligj janë adresuar në Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës i cili planifikohet të miratohet nga Qeveria e Kosovës deri në fund të vitit, andaj konsiderohet se kjo iniciativë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Familjen, në këtë kohë nuk është e nevojshme”, thuhet në njoftim.
Në mbledhjen e sotme janë miratuar projektligjet për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në ‘ERASMUS+’, program i Bashkimit Evropian për arsim, trajnime, rini dhe sport.
Me propozimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria ka miratuar Rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
“Miratimin nga Qeveria e ka marr vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit në Pikën Kufitare Mutivodë, zona kadastrale Dabishevc e Komunës së Prishtinës. Është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme (ish shoqërore, KBI ‘’Ereniku’’) të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit – Ndërtimi i ‘’Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane’’ Zona Kadastrale Gjakovë, Komuna Gjakovë”, thuhet në njoftim.
Qeveria ka ndarë 45 mijë e 100 euro për zbatimin e Projektit për “Përmirësimin racor të gjedhit dhe rritjen e vetive prodhuese të lopëve qumështore në fermat e Kosovës”. Implementimin e projektit do ta bëjnë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, OJQ Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës dhe Qendra Gjenetike/ Iowa State University, të cilat kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti.
Qeveria në këtë mbledhje po ashtu ka emëruar Nenad Stojqetoviqin sekretar të përgjithshëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, dhe Nezir Gashin drejtor të përgjithshëm në Agjencinë e Pronësisë Industriale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Qeveria e Kosovës është informuar nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për lansimin e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian
Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete shtesë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe mjete të tjera financiare për të mbështetur realizimin e projektit “Ngritja e monumentit kushtuar Dëshmorit të Kombit, Artim Jashari”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës