Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare për të rinovuar palestrën sportive në Pejë.

Në bazë të kërkesës së Federatës së Xhudos së Kosovës për mbështetje financiare, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që të ndajë mjete për renovimin e palestrës sportive në të cilën Federata është duke zhvilluar përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike si dhe për të siguruar kushtet e transportit për xhudistët.


Shuma e mjeteve të ndara është 143 mijë euro - thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik.

xhuokrymineistria

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, ka pohuar përmes rrjeteve sociale se në këtë formë do të ndihmojë që xhudistët të kenë edhe më shumë suksese.

"Federatës së Xhudos së Kosovës, në Mbledhjen e sotme të Qeverisë, i ka ndarë mjete financiare për renovimin e palestrës sportive, në të cilën federata po zhvillon përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, si dhe për të siguruar kushtet e transportit për xhudistët".

"Me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik, miratuam sot Rregulloren e funksionimit të sistemit të integruar të informativ në këtë fushë".

"Si reflektim i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë, kemi lidhur Marrëveshjen e Bashkëpunimit Shkencor-teknologjik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit", ka shkruar ai në Facebook.

Theksojmë se xhudistët tanë kanë marrë një numër të madh të medaljeve në garat e sivjetme ndërkombëtare. /Telegrafi/

telegrafi sport app