Qeveria e Turqisë ka hapur tezga për të shitur perime dhe fruta të lira, në 2 prej qyteteve më të mëdha, ndërkohë që vendi po përballet me një inflacion të lartë.
Sipas Institutit turk të Statistikave, inflacioni vjetor në janar arriti në 20.35% dhe rritja më e madhe e çmimeve rezultoi te ushqimet, në rritje me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Në përpjekje për të luftuar inflacionin, qeveria turke ka nisur një iniciativë për të mbështetur njerëzit që po hasin vështirësi me çmimet e ushqimeve.
Bashkitë në Stamboll dhe në Ankara, kanë hapur dhjetëra tezga të perimeve që shesin produkte me gjysmë çmimi krahasuar me shitësit me pakicë. Shumica e qytetarëve e përkrahën këtë lëvizje, pavarësisht radhës së madhe dhe limiteve se sa një person mund të blejë. “Po ndikon me të vërtetë. Çdo gjë është shumë e shtrenjtë”, tha një banor në Stamboll.
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka fajësuar rritjen e madhe të çmimit nga ndërmjetësit dhe e ka quajtur këtë veprim një formë terrorizmi, duke premtuar se Qeveria e tij do të trajtojë këto persona me të njëjtën mënyrë që trajton terroristët.
Pas një hetimi të fundit, Ministria e Tregtisë gjobiti 88 kompani me një total prej 380 mijë dollarë. Megjithatë, jo të gjithë janë të kënaqur me veprimet e Qeverisë. Sipas një banori në Stamboll, këto janë masa të përkohshme dhe nuk trajtojnë zanafillën e problemit duke mbështetur fermerët. Disa kritikë thonë se lëvizja është motivuar politikisht, përpara zgjedhjeve bashkiake në 31 mars. Rritja e fortë e ekonomisë turke ka qenë diçka pozitive për Qeverinë në dekadën e fundit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë – kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët