Qeveria e RMV-së: Me tarifimin e ri të drejt, ata që shpenzojnë më pak paguajnë më pak energji elektrike

Në kushtet e rritjes enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore, për mbrojtje nga rritja e çmimeve të larta , nga 1 korriku fillon reforma tarifore për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kjo do të thotë një lloj takse e drejtë, ata që shpenzojnë më pak do të paguajnë më pak, në krahasim me ata që shpenzojnë më shumë do të paguajnë më shumë. Qëllimi është të inkurajohet përdorimi racional dhe efikas i energjisë elektrike. Tarifimi i ri i drejtë është rezultat i një debati të gjerë transparent dhe publik ekspertësh me palët e përfshira në sektorin e energjisë, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Për 98.8 për qind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet me 7.4 për qind. Nëse nuk do të vendoseshin blloqet, ky çmim do të ishte rritur me 17.74 për qind. Tarifa e lirë mbetet nga ora 22:00 deri në orën 07:00 ndërsa tarifat e bllokut vlejnë vetëm për energjinë e shtrenjtë. Sistemi i tarifave është drejtpërdrejt proporcional i dimensionuar në shfrytëzim të konsumatorëve”, thonë nga Qeveria.
Edhe në periudhën e kaluar, theksojnë nga atje, mbështetja e Qeverisë ndaj EMV-së për të siguruar çmim prej 48 euro për megavat në orë për furnizim universal për 100% përmbushje e nevojave të amvisërive dhe konsumatorët e vegjël, mundësoi që çmimi i rrymës për amvisëritë të mos rritet për 145%, që do të thotë mbështetje për çdo amvisëri mesatarisht 3.500 denarë në muaj, ose 42.000 denarë në nivel vjetor.
“Nëse EMV-ja do të siguronte 60% të energjisë elektrike ligjore, 40% të tjera në tregun e lirë, si dhe humbjet e kompanive të energjisë për të qenë në tregun e lirë, atëherë çmimi do të rritej me 153%.
Por EMV-ja, për shkak të situatës të kompleksuar energjetike me të cilën përballet e gjithë Evropa, siguroi 100% energji elektrike për amvisëritë. E njëjta është subvencionuar dhe e dedikuar për qytetarët me qëllim të mbrojtjes së standardit. Politika shtetërore është vendosur të kujdeset për qytetarët, jo për përfitime në kohë të krizës energjetike. Në vend që të shesë këtë tepricën e energjisë elektrike dhe të ketë fitim, EMV-ja do të fokusohet te amvisëritë”, thonë nga Qeveria.
Nga atje shtojnë se të gjitha kapacitetet energjetike janë të angazhuara maksimalisht. Qeveria dhe institucionet në kuadër të krizës globale energjetike theksojnë nevojën për shfrytëzim racional të energjisë elektrike dhe kursime. Masat e Qeverisë për qytetarët në kushtet e krizës më të madhe vazhdojnë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë