LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e re shkarkoi drejtorin e DPP-së, emëron tjetër në vend të tij

Qeveria e re shkarkoi drejtorin e DPP-së, emëron tjetër në vend të tij

Në seancën e sotme të qeverisë është shkarkuar drejtori i deritanishëm i Drejtorisë për punë të përbashkëta dhe të përgjithshme (DPP) në Maqedoni, Vase Donevski. Në vend të tij në këtë drejtori është emëruar Pece Mirçeski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në seancën e sotme qeveria ka filluar procedurat edhe për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski. Kjo procedurë vjen pas thirrjeve të kryeministrit Zoran Zaev drejtuar Zvërlevskit që të dorëhiqet.

Si shkaqe për shkarkimin e Zvërlevskit numërohen kryerja e jashtligjshme dhe e vonuar e kryerjes së funksionit, sipas dispozitave ligjore./Telegrafi/