LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e re, këto janë emrat e mundshëm të ministrave

Qeveria e re, këto janë emrat e mundshëm të ministrave

Grupet e punës të BDI-së dhe LSDM-së, të paktën zyrtarisht, nuk janë takuar gjatë ditës, deri në këto momente, për diskutuar mbi harmonizimin e programit qeveritar. Ky grup pune, ka për detyrë vetëm rrumbullakësinë e programit dhe interesave të qeverisë së re, ndërkohë që do të pushojë së funksionuar gjatë kohës kur do të nisë faza e bisedimeve për resorët dhe emrat e drejtuesve të tyre. Kjo fazë do të hapet pas takimit të nesërm të mundshëm, siç mëson ALSAT, mes dy krerëve Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.

Alsat mëson se LSDM-ja e ka më të konsoliduar tashmë listën e resorëve dhe emrave drejtuese, ndërkohë që për BDI-në, të dyja këto çështje do të kalojnë për diskutim edhe në kryesinë e partisë. Jo-zyrtarisht flitet se Ministrinë e Punëve të Brendshme do të udhëheqë Oliver Spasovski, Ministrinë e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ndërsa atë të Jashtmen i ka gjasat Nikolla Dimitrov. Por, LSDM-ja do të ketë gjithashtu edhe pushtetin mbi arkën e shtetit dhe financat, sipas zërave, nën drejtimin e profesorit Dragan Tevdovski. Emrat mund të lëvizin, pasi siç mësohet nga burimet, LSDM-ja kërkon të ketë njerëz të fortë edhe në komisionet parlamentare.

Resorët dhe kuadrot e LSDM-së (Jo-Zyrtarisht)


– Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm
– Dragan Tevdovski, Ministër i Financave
– Radmilla Sheqerinska, Ministre e Mbrojtjes
– Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme
– Frosina Remenski, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
– Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë

Nga ana tjetër, Alsat mëson gjithashtu se BDI do të ketë numër të njëjtë të resorëve si në qeverisjes e kaluar. Megjithatë brenda partisë së Ahmetit akoma nuk është sjellë vendim përfundimtar për to, edhe pse disa poste mund të lëvizin, në varësi të posteve që do t’iu jepen LR.PDSH-së dhe Lëvizjes Besa, nëse kjo e fundit vendos të marrë pjesë në qeveri. Sipas burimeve tona të sigurta, LR.PDSH-së do t’i jepen 2 ose tre poste, njëri prej të cilëve do të jetë një post zv/kryeministri, ministria e Shëndetësisë, si dhe një zv/ministër.

Resorët e LR-PDSH-së (Jo-Zyrtarisht)

Zëvendëskryeministër
Ministër i Shëndetësisë
Zëvendësministër

Siç mësohet, partitë shqiptare në koalicionin qeveritar kanë hequr dorë njëzëri nga Ministria e Arsimit, në shkëmbim të saj me dikasterin e Shëndetësisë. Burimet shpjegojnë se Lëvizja Besa akoma nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së re ose jo. Jo zyrtarisht flitet se Besa ka kërkuar numër të lartë resoresh, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe zërat se qëndrimi i saj është taktikë për të mos lëkundur trupin votues për zgjedhjet lokale.

Ka zëra se kjo zmbrapsje e Besës vjen për shkak edhe të hetimeve ndaj subjekteve juridike të dyshuara si të përfshira në skemën e financimit appo qarkullimit të parave nga Turqia. Megjithatë, pasi partitë të arrijnë marrëveshje, mandatari duhet të dorëzoojë në Kuvend programin e Qeverisë dhe propozimin për përbërjen e kabinetit qeveritar. Institucioni ligjvënës, ka afat 3 ditor për ta vendosur në rend dite votimin e Qeverisë së re, për të marrë dritën jeshile me shumicë të thjeshtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori