LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mund të mbetet pa parti shqiptare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mund të mbetet pa parti shqiptare

Qeveria e zgjeruar LSDM-OBRM-PDUKM mund të mbetet pa asnjë parti shqiptare brenda saj. Të gjitha subjektet politike shqiptare, opozitë dhe pushtet deklarojnë se nuk duan të jenë pjesë e një Qeverie të tillë. Fraksioni brenda BDI-së vlerëson se negociatat për Qeveri të zgjeruar janë tregti politike në të cilën ata nuk e shohin veten.

“Do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona për të ndihmuar këtë proces i cili është dobi prurës për të gjithë qytetarët dhe rruga e vetme për një stabilitet dhe mirëqenie të qëndrueshme. Për ne kanë pak rëndësi kombinimet dhe ekuacionet Qeveritare me negociatat e natyrës “tregtare” jep e merr e cila historikisht është dëshmuar që ka epilog humbës kushdo qoftë që e bën” , tha Izet Mexhiti, Fraksioni brenda BDI-së.

BDI: Jemi të gatshëm të dalim nga Qeveria, nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese
Lexo po ashtu BDI: Jemi të gatshëm të dalim nga Qeveria, nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një prononcim për Alsat thotë se partia e tij do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat subjekti i tij do të dalë fitues në kampin politik shqiptar.


“Lëvizja Besa nuk është pjesë e kalkulimeve për t’u bërë pjesë e çfarëdo lloj formati të Qeverisë para zgjedhjeve. Besa do të futet në Qeveri vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme si fituese e atyre zgjedhjeve te kampi politik shqiptar”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Alternativa kërkon që si fillim të dëshmohet se ka numra për ndryshime kushtetuese dhe të plotësohen kërkesat e tyre për gjuhën dhe luftën kundër korrupsionit, duke shtuar se pak rëndësi ka pjesëmarrja në Qeverinë e formatit të zgjeruar.

Snopçe: Edhe ASH e gatshme të dal nga Qeveria, nëse Mickoski e ka seriozisht
Lexo po ashtu Snopçe: Edhe ASH e gatshme të dal nga Qeveria, nëse Mickoski e ka seriozisht

“Për Alternativën më e rëndësishme se përbërjet Qeveritare është se a kalojnë ndryshimet kushtetuese, përfshi edhe propozimin tonë për sanksionimin kushtetues të luftës kundër korrupsionit dhe heqjen e eufemizmit ofendues 20% për gjuhën shqipe”, thonë nga Alternativa.

Aleanca për Shqiptarët gjithashtu ka deklaruar se është e gatshme të largohet nga Qeveria me qëllimin e vetëm që opozita maqedonase të mbështes ndryshimet kushtetuese. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori