Përkundër respektit që ka për prodhimet televizive turke, siç ka thënë, ai mendon se kanë mjaftuar 500 vjet nën regjimin turk.

“Së shpejti do të fillojë një debat publik mbi ligjin e ri për mediat që parashikon rregulla të reja. Për një pjesë për fat të keq, një pjesë e tyre, siç janë serialet ‘Ifet’, ‘Ezel’, ‘Njëmijë e një net’, ‘Kur bien gjethet’, ‘Shtëpia e zonjës’ dhe shumë seriale të tjera do të reduktohen. Do të kërkohen 30 për qind të transmetimeve nga ora 8 deri ora 20 të jenë prodhime maqedonase, 40 për qind në vitin 2014 dhe deri në 50 për qind në vitin 2015. Një gjë e tillë do të stimulojë prodhimin maqedonas”, ka deklaruar Ivanovski, ndërsa transmeton Shqipmedia. /Telegrafi/