Rritja e vazhdueshme e çmimeve, qëndrimi i Kosovës për ndërtimin e gazsjellësit të financuar nga Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe paralajmërimi i ministres së Ekonomisë se qytetarët mund të ballafaqohen me rritje të çmimeve të energjetike elektrike, ishin disa nga ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Muajve të fundit kas pasur rritje të çmimeve të shportës së konsumatorëve. Shumë qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë me lëvizjet e paarsyeshme në çmimet e produkteve bazë që ata i konsumojnë çdo ditë.
Për Selatin Kaçanikun nga organizata “Konsumatori” rritja e shpejtë e çmimeve në Kosovë më shumë i ngjason mashtrimit ekonomik sesa që është një përgjigje ekonomike.
“Ne iu nënshtrohemi një rritje stihike të çmimeve që më shumë i ngjason mashtrimit ekonomik se sa që është një përgjigje ekonomike që janë të ndikuara nga pandemia COVID-19 apo ndryshimet stinore të çmimeve”, ishte shprehur Kaçaniku për Telegrafin.
Nga të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka pasur rritje të çmimeve për produktet bazë të konsumit. ASK thotë se inflacioni i matur në muajin gusht 2021 ishte më e lartë në një mesatare prej 4.7 për qind, ndërsa inflacioni për vitin 2020 ishte 0.2 për qind.
“Rritje ka pasur për bukë e drithëra me 1.9 për qind, mish me 0.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.4 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.5 për qind, perime me 21.3 për qind, pije alkoolike me 4.4 për qind, karburante me 26.2 për qind, shërbime për transport me 4.4 për qind, shërbimet telefonike me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 15.2 për qind, shërbime hoteliere me 0.8 për qind dhe shërbime financiare me 4.2 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se fondet e ndara nga MCC-ja amerikane nuk kanë qenë specifikisht për gazin.
Duke folur në një intervistë për Telegrafin, Rizvanolli është shprehur se mundësitë e ndërtimit të këtij projekti ende ekzistojnë.
“Projekti nuk është dizajnuar për infrastrukturë të gazit, fondet për programin e MCC-së janë alokuar deri në 200 milionë dollarë dhe janë dedikuar për sektorin e energjisë dhe duke qenë se në një studim të vitit 2016 nga vet MCC dhe Qeveria e Kosovës ka dal se energjia përbën një problem dhe një sfidë për zhvillimin e sektorit privat në vend”, ka thënë Rizvanolli.
Sipas saj, fondet e njëjta të ndara nga MCC-ja do të investohen në projekte tjera të energjisë.
“Ajo që ne kemi vendosur si Qeveri është që të mos vazhdojmë me atë projekt si ka qenë i dizajnuar, mirëpo fondet e njëjta të ndara për programin e ndarë për Kosovën t’i investojmë në projekte tjera të energjisë, të cilat e dimë se kanë risk më të vogël, duhet të ndodhin dhe se nuk kemi dyshime që do të na ndihmojnë në rrugën tonë drejt dekarbonizimit”, ka theksuar ajo.
SHBA-ja në buxhetin e ri të propozuar nga presidenti Joe Biden kishte marr vendim që t’i ndaj Kosovës rreth 200 milionë euro në kuadër të MCC-së. Në këtë fond, njëri nga projektet është ndërtimi i sektorit energjetik, përkatësisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit.
Sektori i energjisë në botë pritet të futet në krizë, ku ka goditur keq konsumatorët vetfurnizues në Kosovë.
Ministrja Rizvanolli ka thënë se kriza energjetike në Evropë pritet të ketë ndikim edhe në vendin tonë, duke paralajmëruar se qytetarët duhet të përgatiten për një rritje eventuale të çmimeve.
“Çmimet e energjisë elektrike për një Megavat për orë prej 60 euro sa kanë qenë para kësaj krize në Evropë kanë arritur në mbi 100 euro dhe çmimet për sot kanë arritur në mbi 200 euro, pra po flasim për shtrenjtim të çmimeve katërfish në Evropë, e cila vjen si pasojë e rritjes së kërkesës dhe pjesërisht si pasojë e uljes së ofertës së gazit natyror nga ana e Rusisë. Hipoteza është për të bërë presion për lëshimin e gazsjellësit ‘Nord Stream II’, mirëpo sido që të jetë është një krizë e thellë energjetike që pritet të thellohet edhe më tej gjatë muajve në vijim”, ka thënë Rizvanolli.
Komisioni Evropian po shqyrton ankesat e disa vendeve të Bashkimit Evropian se Rusia po përdor pozicionin në treg për të nxitur rritjen e çmimeve të gazit në rajon. Spanja, Franca dhe Greqia i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të ketë një përgjigje të përbashkët në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë. Konsumatorët janë duke i ndjerë efektet në shumë vende evropiane nga ngritja e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.
NewCo Ferronikeli ka bërë të ditur se ka ndalë përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike.
Në njoftim thuhet se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen.
“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NewCo Ferronikeli L.L.C detyrohet të ndërpresë përkohësisht prodhimin. Katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen”, ka reaguar kjo kompani.
Organizata nga shoqëria civile kanë kërkuar nga ekzekutivi i vendit që menjëherë të miratojë fondin e konsumatorëve në nevojë dhe të miratojë një pako të ringjalljes, e cila do ta ketë fokus sektorin e energjisë.
Ndërsa sipas opozitës, Qeveria aktuale e ka lënë Kosovën tërësisht të papërgatitur për t’u përballur me pasojat e rënda të krizës energjetike që po merr formë, tashmë një kohë të gjatë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bëtë të ditur se janë marrë dy vendime për masa mbrojtëse për produktet të caktuara nga Serbia. Vendimi i parë ka të bëjë për ri-kthimin e masave për bllokat e argjilës nga Serbia, si dhe masat për koncentaratin e kafshëve që importohet po ashtu nga Serbia.
MINT thotë se nuk përjashtoi mundësinë që qeveria do të vendosë për reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, ani se tha se janë duke punuar në këtë drejtim.
Këshilli Evropian ka njoftuar se do t’i ndajë 30 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit, plani ekonomik dhe investimeve të BE-së për këto vendet është i fokusuar në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike afatgjate dhe mbështetjen e bashkëpunimit rajonal.
“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ndajnë të njëjtën përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët më të mirë”, thuhet në njoftim.
Gjatë kësaj jave, Korporata Energjetike (KEK) dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kanë emëruar drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve.
Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK thotë se ka zgjedhur Nagip Krasniqin për pozitën e kryeshefit ekzekutiv, ndërsa AKP ka emëruar Avni Jasharin si ushtrues i detyrës së drejtorit menaxhues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home – Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?”: Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një ‘rezervë kombëtare me bitcoin’
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A