Qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë po u ikin mjekët dhe infermieret
![Qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë po u ikin mjekët dhe infermieret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/11/ikin-780x439.jpg)
Ikja e stafit mjekësor po paraqitet si një problematikë dhe shqetësim në Kosovë këto dy vjetët e fundit. Arsyet e ikjes së këtij stafi, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku prin Gjermania si destinacion, ndërlidhen me pagat dhe kushtet më të mira për punë.
Gjatë këtij viti, nëntë punëtorë shëndetësorë, dy mjekë e shtatë infermierë, vetëm nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Prishtinës, e kanë lëshuar punën, për të ikur në vendet e Bashkimit Evropian, apo më konkretisht në Gjermani.
Ndonëse një mjek familjar është i paraparë për dy mijë pacientë, kjo nuk po mund të zbatohet për shkak të mungesës së stafit. Këta mjekë janë shumë më të ngarkuar me punë, si rrjedhojë e mungesës së stafit shëndetësor.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, janë mbi dy milionë shërbime mjekësore që kryhen brenda një viti në Qendrat e Mjekësisë Familjare, vetëm në Komunën e Prishtinës.
Ndryshe, mbi pesë mijë shërbime marrin pacientët brenda 24 orëve në gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në gjithë Komunën e Prishtinës.
Sami Uka, kryeshef në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se është shqetësues fakti që mjekët po ikin, përfshi edhe mjekët familjarë, por vendet e tyre nuk po plotësohen. Po ashtu, nënvizon ai, numri i mjekëve familjarë, por edhe infermierëve nuk është rritur që nga paslufta, derisa numri i banorëve në Prishtinë është shumëfishuar.
“Qendrat e Mjekësisë Familjare normal që e kanë ndierë këtë fluks të ikjes së punëtorëve shëndetësorë, kryesisht në drejtim të Gjermanisë. Kemi pasur kërkesa për mjekë e infermierë që të lirohen nga puna, për të ikur atje”, tha Uka.
“Trendi edhe për neve, por edhe për gjithë ata që marrin vesh në zhvillimet shëndetësore kosovare është shqetësues. Ne kemi mungesë, por ka edhe mjekë familjar të papunë. Aktualisht ka mungesë stafi edhe pa ikjen e këtyre të fundit, por që numri i mjekëve specialistë, por edhe infermierëve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk është rritur kohë të gjatë”, tha tutje Uka.
Ndërkaq, Besim Kodra i cili udhëheq Asociacionin e të Drejtave të Pacientëve, i tha Radios Evropa e Lirë se cilësia e shërbimeve shëndetësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare, ashtu sikurse edhe në gjithë sistemin shëndetësor kosovar, nuk është në nivel të kënaqshëm.
Megjithatë, ai potencon faktin se nga ana e pacientëve marrin ankesa më pak nga Qendrat e Mjekësisë Familjare sesa nga qendra shëndetësore dytësore dhe tretësore.
“Qendrat e Mjekësisë Familjare kanë nevojë për më shumë mjekë familjarë. Kjo pasi që një mjek familjar është i paraparë për dy mijë deri në dy mijë e 500 banorë. Andaj duhet ende specializime për mjekë familjarë”.
“Ndërkaq, sa i përket ankesave nga pacientët për shërbime, kryesisht kanë të bëjnë me mungesë të barnave të listës esenciale, por edhe për mungesë stafi, por rrallë herë edhe për sjellje të mjekëve. Megjithatë aty nuk ka shërbime kirurgjike, janë shërbime më të lehta dhe mendoj se ankesat më të mëdha nga ana e pacientëve i kemi nga Qendra Klinike Universitare, por edhe spitalet rajonale e më pak për Qendrat e Mjekësisë Familjare”, tha Kodra.
Ndryshe, në Qendrat e Mjekësisë Familjare, sipas një pilot-projekti që po zbatohet aktualisht, pacientët mund të bëjnë vizita mjekësore vetëm pasi t’i kenë caktuar ato paraprakisht. Sipas mjekëve familjarë, kjo nuk vlen për rastet emergjente.
Sipas të dhënave që i ka prezantuar Federata Sindikale e Shëndetësisë për numrin e mjekëve specialistë që kanë ikur nga Kosova, që nga hulumtimi i fundit i bërë në Kosovë, ka qenë mbi 400./rel/Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht