E filluar para gjashtë vjetëve, në kohën e Qeverisë së udhëhequr nga ish-kryeministri Isa Mustafa, projekti për ndërtimin e Qendrës Turistike dhe Rekreative “Borea” edhe sot vazhdon të jetë i papërfunduar.
Tashmë janë ndërruar katër qeveri – Mustafa, Haradinaj, Hoti dhe Kurti I – sipas autoriteteve lokale, projekti po vazhdon të mbahet peng nga politika.
Ishte viti 2016 kur kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri gjatë prezantimit të hapave që janë ndërmarrë në realizimin e projektit, pati thënë se qendra është e rëndësishme për gjithë Kosovën.
“‘Borea’ është vetëm 900 metra larg qendrës së qytetit të Pejës, ndërsa pozita gjeografike e bënë atë në njërën ndër qendrat më të mira në rajon, me ç’rast për 13 minuta mund të arrihet lartësia mbidetare prej 2,400 metrash, si dhe me kapacitet shfrytëzimi për të katërt stinët e vitit. Do të përfitojnë të gjithë pa përjashtim”, ka theksuar Muhaxheri.
Tri javë pas përzgjedhjes së tre kompanive për t’i dorëzuar ofertat e tyre, në prill të 2017-së ishte shpallur edhe kompania fituese për ndërtimin e kësaj qendre turistike.
Ai në një intervistë për Telegrafin kishte theksuar se projekti duhet të kalojë në Komisionin Ndërministror, i cili jep dritën jeshile që të nënshkruhet kontrata për ekzekutimin e punëve.
“Është bërë publikimi i kompanisë fituese, në njërën prej gazetave të përditshme”, ka thënë ai.
Edhe pse kishin kaluar gati një vit, prej momentit të përzgjedhjes së ndërtuesit, Muhaxheri pati thënë se janë duke pritur koncorsiumin që të sjellin pakon financiare dhe projekti të filloj punën.
“Nga muaji tjetër [maj 2018] konsorciumi do sjell pakon financiare dhe projekti do të filloj punën. Ata kanë mundësi të marrin leje për fillimin e punimeve të hotelit dhe të trasesë së teleferikut. Duhet me prit nga konsorciumi, interesi ynë është që të filloj këtë vit”, ka thënë Muhaxheri.
Ishte muaji shtator 2019, kur do të fillonte procesi i ndërtimit më këtë kompleks turistik.
I pari i Pejës duke folur për projektin, kostoja e të cilit pritet të kap shifrën 53 milionë euro dhe që është në partneritet publiko-privat, pati thënë se Qeveria e Kosovës është ajo që nuk i ka siguruar mjetet për ndërtimin e kësaj qendre, duke shtuar se përmes këtij projekti u është dhënë mundësi bizneseve private të investojnë në sektorin e turizmit.
“53 milionë euro domethënë në kohë kur shteti nuk ka mundësi me investua në projekte të tilla, edhe pse ish dashur me i gjetur mjetet, atëherë është hapur si mundësi, alternativ tjetër që biznesi privat me u angazhua me i ndërtuar ato sektor në të cilat shteti nuk është duke investuar”, pati thënë ai.
Sipas tij, dashamirësit e skijimit mund ta shfrytëzojnë këtë qendër brenda dy viteve, pasi të përfundojnë punimet e parapara nga investitorët.
“Investitori i ka afat në bazë të kontratës së partneritetit publiko-privat i ka afat dy vjet për ta ndërtuar, zotimi është që pjesa e parë do të ndërtohet vitin e parë ose 27 milionë e 600 mijë euro investim do të jenë në vitin e parë, ndërsa në vitin e dytë pjesa tjetër. Besojmë që brenda dy viteve do të jenë mundësia që ata të skijojnë, nëse shkohet në dy faza edhe në vitin e parë do të kenë mundësi të skijojnë“, ka thënë Muhaxheri.
Gjatë vitit të kaluar, kryetari i Pejës kishte akuzuar politikën për pezullimin e lejes së ndërtimit nga Ministria e Ambientit gjatë Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.
“Është projekti më i madh, jo vetëm në Pejë por edhe në gjithë Republikën e Kosovës. Prapë kemi problemin me Ministrinë e Planifikimi Hapësinor (më vonë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit) e cila përkundër obligimeve ligjore që ka pasur që tetë vite nuk e ka kaluar zoonimin e projektit nacional ‘Bjeshkët e Nemuna’ dhe tash kjo po paraqitet si pengesë dhe pse nuk ishte dashur të ishte pengesë, unë besoj që më tepër është pengesë politike e caktuar prej njerëzve të caktuar në këtë ministri për të penguar Komunën e Pejës në realizimin e projektit madhor që nuk është vetëm për komunën e Pejës, por ka impakt edhe për komunën e Klinës, Deçanit, Istogut e besoj edhe të Junikut”, pati theksuar ai.
Ditë më parë, Muhaxheri gjatë takimit me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu ka theksuar edhe pse të gjitha procedurat kishin kaluar për këtë projekt, “Borea” vazhdon të jetë i pezulluar.
Operatori fitues i tenderit për ndërtimin e “Borea” në Bjeshkët e Kopranikut të Pejës është konsorciumi italiano-zviceran Leitner AG Spa & Filav SA.
Ndryshe, “Borea” konsiderohet si qendra më e madhe turistike në rajon. Qendra është vetëm 900 metra larg qytetit të Pejës, ndërsa pozita gjeografike e bën atë njërën ndër atraksionet më të mira në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës