Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19, fluksi i pacientëve në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk ka shënuar rënie, derisa në klinika tjera, ku po punohet me kujdestari, po pranohen vetëm rastet urgjente.
Kjo qendër si terciare dhe referente për tërë Kosovën, po pranon pacientë me sëmundje nga më të ndryshmet.
Basri Lenjani, drejtor i Qendrës Emergjente tha për Radion Evropa e Lirë, se barra i ka rënë kësaj klinike, pasi që, pacientët emergjent e jo-emergjent po drejtohen aty.
‘’Sa i përket kohës prej kur janë paraqitur rastet e para me coronavirus, dy javët e para kanë qenë vetëm ato rastet që kanë pasur nevojë për shërbime emergjente shëndetësore, ndërkaq nga java e kaluar është shtuar numri i pacientëve për shkak se në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk punojnë ambulancat specialistike, të cilat i kanë kontrollet e shpeshta dhe kjo ka bërë që të shtohet numri i rasteve që kërkojnë ndihmë”.
“Gjithashtu ka pacientë edhe nga Qendrat e Mjekësisë Familjare si dhe nga Spitalet Regjionale. Ne kemi apeluar që Klinika Emergjente të jetë vetëm për njerëzit që kanë raste emergjente, por po vazhdon avazi i vjetër që njerëzit edhe joemergjent ta ringarkojnë shërbimin emergjent, dhe sigurisht se kjo po na e vështirëson punën’’, tha Lenjani.
Por, Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, tha se në klinikën që ai udhëheq, numri i pacientëve është pakësuar. Në këtë klinikë janë vetëm 10 pacientë të shtrirë, ndërkaq nga 40 salla operative kirurgjike sa janë gjithsej, po operohen vetëm rastet emergjente.
“Në mjekimin intensiv është pakësuar dukshëm numri i pacientëve. Kemi 27 shtretër gjithsej dhe kemi vetëm 10 pacientë të shtrirë. Ndërkaq nga 40 salla të intervenimit kirurgjik sa posedojmë, vetëm rastet urgjente janë duke u punuar. Po ka rënë numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Kuptohet vetëm rastet urgjente që nuk presin, ata kërkojnë ndihmë, dhe ju ofrohet ndihmë”.
“Qytetarët janë vetëdijesuar që është rrezik në kohën e coronavirusit, dhe po e ruajnë veten dhe stafin mjekësor, pra bëhet fjalë për ato operime që mund të presin’’, tha Baftiu
Ndryshe, ditën e hënë, tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, pasi janë marrë mostrat si të dyshuar për COVID-19, pas rezultateve të konfirmuara nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë rezultuar pozitiv.
Zyrtarë brenda kësaj qendre thonë se personat e dyshuar me coronavirus, duhet të drejtohen në Klinikë Infektive, meqë atje stafi është i pajisur me veshje adekuate, derisa në këtë klinike personeli bartë maska dhe dorëza të thjeshta.
Kjo po bën që stafi shëndetësor të ndihet i rrezikuar nga pacientë potencial të infektuar.
Sipas të dhënave të fundit, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 227 persona të prekur me coronavirus, duke përshirë 38 persona të shëruar dhe shtatë të vdekur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A