LAJMI I FUNDIT:

​Qelaj kërkon që për vitin 2021 të mos shkurtohet buxheti i Institucionit të Avokatit të Popullit

​Qelaj kërkon që për vitin 2021 të mos shkurtohet buxheti i Institucionit të Avokatit të Popullit

Në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është shqyrtuar Raporti vjetor financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2019.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj gjatë prezantimit të raportit ka kërkuar nga deputetët që buxheti për vitin 2021 të mos ketë shkurtime për këtë institucion, pasi sipas tij ka pasur shkurtim të buxhetit në vitet paraprake.

Sa i përket ankesave, Qelaj tha se ka qenë numri konstant.


Sipas tij, institucioni i avokatit në vazhdimësi ka pasur ankesa, edhe pse ka një rënie të lehtë të ankesave. Megjithatë ka një rritje të numrit të ankesa për aspektet shëndetësore dhe punësimit.

“Pas kalimit të pandemisë besojmë se do të rritet numri i ankesave për shkak të situatave të krijuara nga COVID-19”, tha Qelaj.

Komisioni tashmë po vazhdon shqyrtimin në parim të Projektligjit për Buxhetin 2021, të cilin po e prezanton zëvendës ministri i Financave Agim Krasniqi.

Pas kësaj pritet të hedhet në votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Politikë
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Kalo në kategori