Futbollisti i Shqipërisë, Qazim Laçi, ka realizuar një tjetër gol të bukur në Superligën e Turqisë.

Ai të hënën shënoi në fitoren 2-1 të Çaykur Rizespor ndaj Gaziantep FK, në kuadër të xhiros së 29-të. Pas pjesës së parë, skuadra e tij ishte në disavantazh, por arriti të përmbysë rezultatin.


Laçi realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 79-të, duke i hapur rrugë fitores së vendasve.


Për mesfushorin 30-vjeçar, ky është goli i gjashtë këtë sezon, ndërsa ka kontribuar edhe me tetë asistime.

Që nga transferimi i tij nga Sparta Prague, Laçi është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të Rizesporit. /Telegrafi/

telegrafi sport app