Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot prezanton raportin hulumtues “Përmbledhje e qasjes së Kosovës në deradikalizimin dhe ri-integrimin e qytetarëve të kthyer nga zonat e luftës në Siri dhe Irak”.
Ky hulumtim është zhvilluar në kuadër të projektit “Analizimi i procesit të riintegrimit për luftëtarët e huaj të kthyer në komunitet” i përkrahur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).
Ky raport bën analizimin e procesit të riintegrimit për qytetarët e kthyer nga konflikti i Sirisë dhe Irakut dhe përmbledh sfidat e identifikuara në këtë proces.
Në raport ofrohet një pasqyrë e gjendjes aktuale të procesit të riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe gatishmërinë e komunitetit për t’i pranuar si dhe analizohet roli i akterëve institucionalë dhe qasja e shoqërisë civile në këtë proces.
Për më tepër, përmes këtij raporti bëhet analizimi i praktikave rajonale dhe ndërkombëtare në procesin e riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe identifikimi i modeleve adekuate të cilat potencialisht mund të aplikohen në Kosovë.
Sipas QKSS, ky projekt hulumtimi është gjithashtu njëri ndër aktivitetet e parapara në planin e veprimit të strategjisë nacionale për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.
QKSS thotë se projekti ka ofruar mbështetje në këtë strategji dhe planin e veprimit të saj për periudhën e vitit 2019. Aktivitetet e projektit janë implementuar në komunën e: Gjilanit, Kaçanikut, Prizrenit, Prishtinës dhe Mitrovicës, të cilat kanë qenë gjithashtu fokus i raportit hulumtues.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë akterët lokalë nga komunat e mbuluara përmes projektit, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, përfaqësues të mediave, përfaqësues të institucioneve, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe ushtarake në Kosovë etj.
Përveç prezantimit të raportit, pjesëmarrësit do të kenë rastin të zhvillojnë diskutim publik mbi procesin e riintegrimit të të kthyerve nga konflikti i Sirisë dhe gatishmërinë e komunitetit për ti pranuar ata në komunitetet përkatëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

Zyrtarizohet lista e hapur e kandidatëve të PD-së në qarkun e Tiranës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët