LAJMI I FUNDIT:

Qarkorja e Tetovës fillon të ndërtohet në vjeshtë

Qarkorja e Tetovës fillon të ndërtohet në vjeshtë

Në qarkoren e Tetovës do të ketë një rrugë regjionale nga zona industriale e deri në fshatin Neproshten të komunës së Tearcës, ku gjerësia do të jetë 6 metra e 60 centimetra, gjatësia e rrugës do të jetë 6.4 kilometra ndërsa shpejtësia maksimale do të jetë 70 kilometra në orë.

Qarkorja e Tetovës do të fillojë të ndërtohet në muajin shtator, respektivisht kah fundi i muajit shtator. Kjo mund të bëhet realitet nëse në kohë përfundojnë të gjitha procedurat e shpronësimit dhe nuk ka pengesa. Mjetet janë siguruar edhe për procesin e shpronësimit edhe të ndërtimit, kurse për ndërtimin e së njëjtës kanë konkurruar katër kompani. Këtë për Televizionin Koha e ka bërë të ditur drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi. “Është në vijim procedura për përzgjedhjen e kompanisë ndërtimore dhe për përzgjedhjen e mbikëqyrësit të qarkores së Tetovës. Është bërë hapja e prokurimit ku ka katër kompani të interesuara dhe kjo është faza në të cilën do të bëhet evaluimi dhe pas përzgjedhjes së kompanisë për ndërtim dhe për përzgjedhjen e mbikëqyrësit, do të fillojë edhe faza tjetër që është mjaft e rëndësishme pra, ndërtimi I qarkores. Janë bërë të gjitha elaboratet për shpronësimin e tokave, është bërë edhe vlerësimi I tokave dhe tani do të duhet të fillojnë procedurat e shpronësimit të tokave dhe shpresojmë kah fundi I shtatorit do të kemi aktivitete ndërtimore në qarkoren e Tetovës”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

Ndonëse disa herë është paralajmëruar se do të realizohet ky projekt mjaft i rëndësishëm për Tetovën dhe komunat rurale, megjithatë punimet nuk kanë filluar. Për realizimin e këtij projekti duhet që të përfundojnë të gjitha procedurat në letër. Rustemi shpreson se nuk do të ketë problem me shpronësimin e tokave.“Procedurat për shpronësim kanë filluar, elaboratet për shpronësim janë bërë, janë bërë edhe vlerësimet për shpronësim. Tani fillon procesi ku avokati i shtetit së bashku me agjencinë për çështje pronësoro-juridike, të bien në kontakt me pronarët e të gjithave parcelave dhe do të fillojë procesi i shpronësimit i të gjitha tokave dhe besoj se kjo do të zgjasë për një periudhë kohore prej një ose dy muaj dhe pas asaj fillojnë punët ndërtimore në qarkoren e Tetovës”, sqaroi drejtori Rustemi.


Në qarkoren e Tetovës do të ketë një rrugë regjionale nga zona industriale e deri në fshatin Neproshten të komunës së Tearcës, ku gjerësia do të jetë 6 metra e 60 centimetra, gjatësia e rrugës do të jetë 6.4 kilometra ndërsa shpejtësia maksimale do të jetë 70 kilometra në orë. Ndërtimi i kësaj qarkore pritet që të ulë frekuentimin e automjeteve në rrugën Tetovë-Jazhincë, ku më kaotike gjendja është në fshatrat Poroj dhe Xhepçisht. Kjo rrugë duhet të jetë edhe një arterie ku më shumë do të shfrytëzohet nga drejtuesit e kamionëve të cilët do të shmangin aksin rrugor aktuale përmes qytetit të Tetovës. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori