LAJMI I FUNDIT:

Qalaj: Ministrja Hajdari mund të arrestohet

Qalaj: Ministrja Hajdari mund të arrestohet

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka komentuar aksionet e sotme të Policisë së Kosovës në tri lokacione, ku u arrestuan dy zyrtarë të Ministrisë Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmen nën dyshimet për dallavere me rezervat shtetërore.

Qalaj ka thënë se ministrja Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari javën e ardhshme do të detyrohet të jap dorëheqje dhe do të intervistohet nga prokurori i Prokurorisë Speciale.

Gjithashtu, Qalaj ka theksuar se ministrja Hajdari mund edhe të arrestohet.


“Unë ajo çka duhet të mendoj do të ishte e rrugës do të jepte dorëheqje nga pozita e ministres dhe ftoj organet e rendit dhe drejtësisë që të hetojnë pa asnjë hetim. Ky do të ishte një ministre të përgjegjshme dhe një ministre që ia do të mirën Kosovës. Ajo javën e ardhshme do të detyrohet të jap dorëheqje… Ajo do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale… Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari… Ne deputet e PDK-së ka shumë muaj që kemi ngrit alarmin për rezervat shtetërore dhe informatat mbi dyshimet për keqpërdorimet për rezervat shtetërore”, ka thënë Qalaj, në RTV Dukagjini.

Më tej, duke folur për aferat “vaji” dhe “gruri”, Qalaj ka thënë se rreth 50 tonë grurë nuk kanë arrit në Kosovë, ndërsa transporti i vajit është paguar dy herë.

“Ne dimë se 50 tonë gurë nuk kanë ardh në Kosovë. Ndërsa, për vajin transporti është paguar dy herë. Pagesa për vaj është bërë dy ose tri ditë para se të nënshkruhet kontrata. Ky hetim ka filluar tre muaj më herët. Kur Task forca dhe shefi i saj kanë bërë një raport informues për Prokurorisë Speciale për dyshimet se si janë siguruar dhe blerë rezervat shtetërore. Dhe kjo i ka i kushtuar me pozitë shefit të Task forcës, zotit Hazirit që të pengohet hetimet”, ka theksuar Qalaj.

Arrestimi i Garës, Lipovicës dhe Muharremit, Prokuroria Speciale jep detaje: Dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare  
Lexo po ashtu Arrestimi i Garës, Lipovicës dhe Muharremit, Prokuroria Speciale jep detaje: Dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare  

Për dallavere me rezerva shtetërore janë arrestuar drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave në MINT, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Ndërsa, Prokuroria Speciale ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e tre të dyshuarve për “keqpërdorim të rezervave shtetërore”.

Siç njofton Prokuroria, të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

“Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit “, thuhet tutje.

Aksioni është zhvilluar pas publikimit të disa audio-incizimeve në media, në të cilat dëgjohen dy zyrtarë të MINT-it, të cilët pretendojnë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë edhe pse për atë sasi shteti kishte paguar. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori