LAJMI I FUNDIT:

Pyper: 78.5% të qytetarëve të anketuar e përkrahin interesimin masiv të kosovarëve për të migruar në shtete tjera

Pyper: 78.5% të qytetarëve të anketuar e përkrahin interesimin masiv të kosovarëve për të migruar në shtete tjera

Një fenomen që po konsiderohet mjaft shqetësues tash e disa vite është migrimi madh i kosovarëve drejt shteteve tjera. Teksa me mijëra qytetarë muajve të fundit kanë aplikuar për viza pune në ambasada të ndryshme, ky trend nuk ka të ndalur dhe ka nxitur nga reagimet më të ndryshme.

Në një hulumtim të realizuar nga Pyper rreth migrimit të kosovarëve, 78.5% e qytetarëve të anketuar janë shprehur se e përkrahin interesimin masiv për të migruar jashtë shtetit ndërsa 21.5% nuk e përkrahin aspak.


Një ndër efektet negative të migrimit masiv mund të jetë dhe mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë. 90.6% e qytetarëve të anketuar mendojnë se do të ketë mungesë të fuqisë punëtore në Kosovë si rezultat i migrimit të kosovarëve në shtetet tjera kurse vetëm 9.4% nuk mendojnë se ky problem do të ekzistojë në Kosovë.

Të pyetur se a janë duke synuar të shkojnë në ndonjë shtet tjetër 47.6% e të anketuarve u përgjigjën se janë duke synuar. Vlen të theksohet se prej këtij grupi:

–              68.4% e tyre pohojnë se e dinë gjuhën zyrtare që flitet në shtetin në të cilin synojnë të shkojnë

–              83.4% prej këtij grupi e kanë qëllim që të marrin nënshtetësinë e atij shteti.

–              Si dhe 79.5 % kanë ndonjë të afërm në atë shtet tek të cilët mund të mbështeten.

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1200 persona anembanë Kosovës.

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS).

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori