Putini po luan bixhoz me Perëndimin që bëhet i paduruar ndaj Ukrainës, ndaj duhet t’ia bëjmë me dije se e ka gabim
Nga: Jonathan Freedland / The Guardian
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Imazhi ishte mahnitës, optika perfekte: lideri i një lufte i drejtohej kombit brenda një salle të lashtë, ku rrezet e dritës përmes vitrazhit po e kurorëzonin me aureolë. E, megjithatë, kishte diçka që nuk shkonte me atë foto. Volodymyr Zelenskiy nuk po e vuloste vendosmërinë e popullit të vet, të cilit pas një viti luftimesh, të pikëllimeve dhe dhimbjes mund t’i falej humbja e zemrës. Përkundrazi, ishte në Uestminster për t’i qetësuar nervat e politikanëve britanikë – dhe më vonë të atyre evropianë – për të qenë i sigurt që të mos e braktisin një luftë që atyre u kushton shumë më pak.
Kërkesa e tij zyrtare ishte për aeroplanët luftarakë – “Na jepni krahët”, tha ai – por, kishte një qëllim më të madh. Udhëtimi i tij i rrufeshëm në Londër, në Paris dhe në Bruksel kishte për qëllim që të sigurohej që Perëndimi të mos bëhet i padurueshëm, që me afrimin e përvjetorit të parë të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putini, të mos fillojë ta shikojë orën – dhe rrugëdaljen e hershme.
Është e çuditshme pse duhet të jetë kështu. Janë ukrainasit ata që po i durojnë vuajtjet; në tokën e tyre edhe një herë po zhvillohet lufta e llogoreve – lloji i luftimit që shumëkush supozoi se kishte mbetur në histori, për t’u parë vetëm nëpërmjet realizimeve spektakolare të Netflix-it. Janë burrat ukrainas që jetojnë në tokë, në rrjetet e llogoreve dhe strehimoret nëntokësore përgjatë vijës së frontit që shtrihet në 1500 kilometra (930 milje) – dhe, megjithatë, është frika nga qetësia e frontin perëndimor ajo që e preokupon Zelenskiyn.
Mund ta kuptosh pse. Pa dyshim, janë goxha në margjina thirrjet e tashme që Kievi të pajtohet me një armëpushim të menjëhershëm dhe që të negociojë me Moskën. Për shembull, ra puna që ish-lideri i grupit Pink Floyd, Roger Waters, ta parashtrojë këtë rast gjatë kësaj jave në Kombet e Bashkuara, me qëndrimin si aktivist anti-luftë dhe si neutral mes dy palëve, por e keqja është se foli si i ftuar, si mysafir i delegacionit rus, dhe rrëfimet e dokumentuara mirë të krimeve ruse të luftës ai i paraqiti si “gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra”.
Por, të tjerët të cilët jo aq lehtë mund të shpërfillen, kanë filluar t’i godasin gishtat mbi tavolinë, duke ia kujtuar Zelenskiyt se të gjitha konfliktet në fund mbarojnë me bisedime, dhe se kështu ai duhet të fillojë të mendojë në mënyrë pragmatike – mes tyre ishte edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger.
Qoftë e artikuluar nga e majta e skenës së rokut apo nga e djathta e establishmentit, tingëllon si pozicion i arsyeshëm, humanitar: kush mund të jetë kundër përfundimit të menjëhershëm të kësaj lufte të tmerrshme? Por, kjo është një thirrje e kotë.
Së pari, për të dy palët sot, kushtet thjeshtë nuk ekzistojnë për të negociuar. Duhet cituar këtu një ese të kohëve të fundit në Prospect, të shkruar nga Jonathan Powell – i cili luajti rol vendimtar në ndërmjetësimin e marrëveshjes të së Premtes së Mirë, që këtë pranverë mbush 25 vjet: “Negociatat e suksesshme të paqes zakonisht kërkojnë një ngërç që reciprokisht dëmton (koncept specifik në diplomaci) dhe lidership te të dy palët që janë të përgatitura për t’i ndërmarrë rreziqet politike për paqen. Asnjë kusht aktualisht nuk ekziston”, në rastin e Ukrainës.
Në Irlandën e Veriut, as qeveria britanike dhe as IRA nuk mund ta shihnin rrugën drejt fitores ushtarake: ishte ai ngërç që i mundësoi negociatat. Por, shkroi Powell, “si Ukraina ashtu edhe Rusia ende mendojnë se mund t’i arrijnë ushtarakisht objektivat e veta”.
Ajo që i ndërlikon më tej gjërat është figura specifike e Putinit. Nuk është e qartë nëse llogaritja tradicionale e karotës dhe shkopit funksionon tek ai. Nëse Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë shpërshkallëzohen, sjellja e kaluar e Putinit bën me dije se ai e sheh këtë si dobësi dhe se do të bënte presion më të madh. Por, nëse Kievi dhe mbështetësit e tij përshkallëzohen, e njëjta histori bën me dije për përgjigje identike: do të ndihej i detyruar që të shfaqej i fortë dhe të reagojë. As numri i madh i viktimave në anën e tij nuk llogaritet si ndonjë formë e presionit ndaj Putinit: duke pasur parasysh shtypjen e të gjitha mosmarrëveshjeve të brendshme në vetë Rusinë, zemërimi publik nuk merret parasysh. Ai është i lumtur që vazhdon ta dërgojë rininë e vendit të vet në bluarëse mishi.
Shikojeni episodin e tretë të serialit të ri të dokumentarëve nga Norma Percy për BBC-në, Putini vs Perëndimit, dhe bëhet akoma më e qartë se metodat tradicionale nuk zbatohen. Zelenskiy te Percy flet për kërkesat e tij të përsëritura për t’u bashkuar me NATO-n: aleanca vazhdoi ta kundërshtonte, nga frika e antagonizmit të Putinit. Disa vende evropiane e zgjeruan këtë kujdes në pjesën tjetër të marrëdhënieve me Putinin, duke anuar kah brishtësia edhe në fillim të vitit 2022, me shpreson se nuk do ta provokojnë për ta pushtuar Ukrainën. Por, gjithçka ishte e kotë: Putini prapë se prapë pushtoi.
Megjithatë, le të themi se kjo mund të kapërcehet dhe se disi është e mundur që Putini dhe Zelenskiy të bien dakord për armëpushim të menjëhershëm. Nuk do t’ia jepte fundin vuajtjeve. Mendoni për një çast për fatin e atyre vendeve të pushtuara nga Putini, të cilat do të mbeteshin në duart e Rusisë – në armëpushim – e që do ta fiksonin hartën aktuale. Mendoni për një çast se çfarë ka ndodhur deri tash në ato vende: përdhunim masiv në Buça; masakra në Mariupol; dhomat e torturës në Izium; deportimet masive të ukrainasve në Rusi, përfshirë transferimin e qindra-mijëra fëmijëve për t’u përballur me birësimin e detyruar dhe me “rusifikimin”. Këto krime nuk do të përfundonin nëse do të kishte armëpushim. Do të vazhdonin, veçse tani Rusia do ta kishte dorën edhe më të lirë.
Dhe, kush beson se Putini do të ndalet aty? Çfarë arsye ka një ukrainas që të besojë se lideri rus do të kënaqet që të fusë në xhep fitimet që ka marrë dhe ta linte punën me kaq? Dikush duhet të injorojë gjithçka që ka ndodhur këto dy dekadat e fundit. Ka shumë më tepër gjasa që Putini thjeshtë ta konsiderojë armëpushimin si pauzë për t’u rigrupuar për sulmin e radhës. Në fund të fundit, ai thjeshtë nuk po e kërkon rregullimin e kufijve: ka qenë i qartë se e konsideron vetë ekzistencën e Ukrainës së pavarur si një fyerje ndaj Rusisë. Vadym Prystaiko, ish-ministri i Jashtëm i Ukrainës, i thotë Percyt: “Nuk mund të bësh pazare me të. Putini nuk ka nevojë për asgjë nga ne. Nuk ka asnjë shpërblim, asnjë ndërtesë, qytet apo çmim. Ai dëshiron që ne të mos ekzistojmë”.
Sigurisht, në çdo konflikt armiqtë do të thoshin se kundërshtari i tyre në mënyrë të veçantë është i keq ose se nuk përshkohet nga arsyeja. Shpeshherë ky vlerësim është i gabuar. Por, ndonjëherë bota përballet me kërcënim të një rendi tjetër. Diktatura e Putinit brenda kufijve të Rusisë dhe zgjerimi i tij i përsëritur territorial përtej saj – qoftë në Gjeorgji më 2008, në Krime më 2014 apo në pjesën tjetër të Ukrainës më 2022 – flet për një njeri të prirë për t’i ringjallur fantazmat që ndoqën Evropën në mesin e shekullit të kaluar. Për një kohë të gjatë ka luajtur dhe sërish po luan, duke vënë bast se mund të përpijë më shumë vdekje dhe shkatërrime sesa ne, se ne kemi bark të vogël për të, sidomos kur nuk janë njerëzit tanë ata që po vdesin. Ai beson se ka forcë më të madhe dhe durim më të madh. Nuk është ekzagjerim të thuhet se fati i Evropës varet duke ia dëshmuar atij se e ka gabim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje