LAJMI I FUNDIT:

Puthja, më e rëndësishme se seksi

Puthja, më e rëndësishme se seksi

Për femrat puthja është më e rëndësishme se seksi. Përveç tjerash, puthja i bën mirë edhe shëndetit. Dy studime të reja dëshmojnë për këtë.

“Asnjë fatkeqësi nuk mund të më ndodhë kur ajo më dhuron një puthje”, këndonte poeti trubador Colin Muset, në vitet 1400. Pa përfytyruar se shkenca, në një largësi shekullore, do t’i jepte të drejtë.

Një studim i kryer nga Universiteti i Vjenës, në fakt, ka nxjerrë si përfundim se puthjet e rregullta i bëjnë mirë shëndetit, njësoj sa një ilaç. Një puthje e gjatë dhe gjithë pasion ul tensionin e gjakut dhe gjithashtu edhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar në këtë mënyrë, rrezikun e infarktit.

Edhe mbrojtjet e imunitetit bëhen më të forta. Sepse gjatë çdo puthjeje çlirohet një sasi e madhe bakteresh, të cilat përçohen nga një partner te tjetri, duke nxitur prodhimin e antitrupave të rinj.

Domethënia që ka puthja për femrat dhe meshkujt, ka qenë temë e kërkimit të seksologes Ingelore Ebberfeld nga Bremeni.

Sipas studimit gjerman, të kryer mbi 514 njerëz të moshave 16-91 vjeç, ndërkohë që meshkujt priren ta shohin puthjen më shumë si një zakon, për femrat ajo përfaqëson një përbërës shumë të rëndësishëm për intimitetin e çiftit, aq sa konsiderohet më e rëndësishme se seksi.

Ka edhe më: dy të tretat e femrave që iu përgjigjën pyetësorit të seksologes, thonë se një burrë që puth mirë, është edhe një i dashur i mirë.

Në përgjithësi, ato që thoshin se puthnin me kënaqësi, qenë 56 për qind e femrave të pyetura kundrejt 44 për qind të meshkujve. Vetëm kur bëjnë dashuri, sjellja e të dy gjinive duket se përputhet: 10.7 për qind e meshkujve dhe 9.7 për qind e femrave ka deklaruar se nuk puth gjatë raportit.

Në trend Stil

Më shumë
Pse roletat në dritaret e aeroplanit duhet të ngrihen gjithmonë gjatë ngritjes dhe uljes

Pse roletat në dritaret e aeroplanit duhet të ngrihen gjithmonë gjatë ngritjes dhe uljes

A e dini se...
Gruaja rezervoi dhomën me pamje nga deti por u prit nga një situatë e pabesueshme: Nuk jam mashtruar kurrë kështu

Gruaja rezervoi dhomën me pamje nga deti por u prit nga një situatë e pabesueshme: Nuk jam mashtruar kurrë kështu

Stil
A e dini pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në aeroplan?

A e dini pse nuk duhet të vishni pantallona të shkurtra në aeroplan?

A e dini se...
Një gjë është rreptësishtë e ndaluar: Çfarë nuk duhet të vishni absolutisht në një dasmë?

Një gjë është rreptësishtë e ndaluar: Çfarë nuk duhet të vishni absolutisht në një dasmë?

Stil
Funksioni sekret i trekëndëshave të vegjël në aeroplan, pak njerëz e dinë këtë

Funksioni sekret i trekëndëshave të vegjël në aeroplan, pak njerëz e dinë këtë

A e dini se...
Hëna e re te Binjakët: Ji gati për sfidat që do të të dalin përpara

Hëna e re te Binjakët: Ji gati për sfidat që do të të dalin përpara

Astrologji
Kalo në kategori