Këngëtari Justin Bieber shquhet si një prej këngëtarëve më mediatikë në të gjithë botën.

Së fundmi, ai është fotografuar gjatë pushimeve të tij me të dashurën, aktoren Hailey Baldwin.


foto1 1

Ata kanë shijuar një fundjavë të këndshme së bashku në Miami.

Tre vite pasi bënë publike romancën e tyre në vitin 2015, 24-vjeçari dhe 21-vjeçarja u fotografuan duke kaluar një fundjavë flituese së bashku.

Bieber dhe Baldwin gjithashtu vizituan konferencën e kishës VOUS të shtunën dhe të dielën.

foto2

“Sapo mbërritën në Miami, të dy nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri për asnjë sekondë,” ka treguar një burim i brendshëm për E! News.

Fotografitë e publikuara shfaqin dyshen duke u argëtuar së bashku deri në orët e vona, teksa largohen me të njëjtën veturë për në hotel.

foto3 1

Ata kanë deklaruar se janë beqarë, ndërsa thjeshtë po përpiqen të forcojnë shoqërinë e tyre.

Komentet e fansave lidhur me këto fotografi kanë qenë të shumta. /Telegrafi/

foto4

foto5

foto6