LAJMI I FUNDIT:

Puno sikur paratë nuk të duhen, vallëzo sikur nuk të shikon askush: Patjetër lexoni leksionin më të vlefshëm të jetës!

Puno sikur paratë nuk të duhen, vallëzo sikur nuk të shikon askush: Patjetër lexoni leksionin më të vlefshëm të jetës!

Kur do të jeni të lumtur nëse jo tani?

Shumica e njerëzve kalojnë duke u bindur që munden edhe më mirë, edhe më shumë dhe derisa në atë drejtim aspirojmë dhe ngufatemi në pakënaqësi, nuk jemi të vetëdijshëm se sa në të vërtetë jemi të lumtur dhe sa kemi!

Për shembull, e bindim veten që jeta do të jetë më e mirë kur të martohemi, kur të na lindin fëmijët, pastaj edhe një… Atëherë jemi të frustruar për shkak që fëmijët nuk janë mjaft të rritur, do të jemi të kënaqur kur të rriten. Mirëpo, atëherë jemi të frustruar sepse me adoleshentët vështirë ia dilet mbanë… Me siguri do të jemi më të lumtur kur ta kalojnë atë periudhë…


I themi vetes që jeta do të na plotësohet kur partneri ynë të ndryshojë, kur të blejmë veturë të re, kur të shkojnë në udhëtime, në pension…

E vërteta është që nuk ekziston moment më i mirë për lumturi nga pikërisht ky moment! – transmeton Telegrafi.

Ia pranuam këtë vetes apo jo, jeta gjithmonë do të jetë e plotësuar me disa vështirësi, pengesa, probleme…

Prandaj mësoni të vlerësoni atë që keni, gëzojuni çdo momenti të qetë dhe të lumtur, ruani kujtimet, por mbani në mend – koha askënd nuk e pret!

Pushoni të prisni të paguani këstet për veturën, të blini shtëpi të re, që fëmija të dalin nga shtëpia, që të vazhdoni studimet, që të humbni 10 kg, që të dilni në pension, që të vijë vera, që të vijë pranvera, që të vijë dimri, që të vijë vjeshta…

Nuk ka moment më të mirë për lumturi nga ky! Lumturia është rrugë, jo qëllim! Dëgjoni fjalët e urta indiane – punoni sikur paraja nuk ju duhet, dashuroni sikur kurrë nuk keni qenë të lënduar dhe vallëzoni sikur askush nuk ju shikon! /Telegrafi