Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Vitia në një postim në Facebook shkruan se pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh.


Lexoni të plotë postimin e tij:

Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh.

Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur. /Telegrafi/