Punëtori lëndohet në vendin e punës në Han të Elezit, rasti nën hetim

Një punëtor ka pësuar lëndime në vendin e punës në Han të Elezit, pasi ka rënë nga një lartësi gjatë kryerjes së detyrave të tij.
Sipas njoftimit, viktima, mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku sipas mjekëve gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektorët komunalë, të cilët po merren me rastin.
Lidhur me ngjarjen është njoftuar edhe prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































