LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët që humbën vendet e punës gjatë pandemisë, ATK hap aplikimin për subvencionimin e pagës

Punëtorët që humbën vendet e punës gjatë pandemisë, ATK hap aplikimin për subvencionimin e pagës

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga masa “Mbështetja e Punësimit” në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Sipas ATK-së, subvencioni i pagës vlen për të gjithë ata që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, për të punësuarit e formalizuar dhe mbështetja për punësimin e grave.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike COVID-19, si dhe vendimet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht vendimet për subvencionim sipas masave 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar si dhe 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa”, thuhet në njoftim.


Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në ATK për periudhat nga muaji korrik 2021 e tutje.

Ministri Murati jep detaje se si duhet aplikuar për masën 'Mbështetja e Punësimit' në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Lexo po ashtu Ministri Murati jep detaje se si duhet aplikuar për masën 'Mbështetja e Punësimit' në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Aplikimi bëhet përmes ueb-faqes së ATK-së dhe është i hapur deri më 15 tetor 2021ora 24:00.

Pra, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar në këto masat:
Masa 1.1Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – mbështetje për tre muaj nga 100 euro;
Masa 1.2Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – mbështetje për tre muaj nga 50 euro; dhe
Masa 1.3Mbështetja e punësimit të grave – mbështetje për tre muaj nga 50 euro.

Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së, te linku Shërbimet elektronike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori