Për 40 % të të punësuarve në vend, përfshi pedagogë, mjekë, drejtorë e gazetarë deklarohet paga minimale 30 mijë lekë. Shifrat flasin për evazionin që bëjnë kompanitë, duke paguar pjesën e shtuar të rrogës nën dorë.
Bilancet e dyfishta konsiderohen krim fiskal, por formalizimi mund të vijë vetëm përmes denoncimit nga punonjësit.
Një pjesë e madhe e firmave private në vend deklarojnë se japin pagën minimale 30 mijë lekë për punonjësit. Nga listëpagesa e muajit prill 2021 ishin 162 mijë persona me këtë pagë të deklaruar, që përbëjnë rreth 40% të punonjësve.
Pjesë e listës janë zanate të vlerësuara nga tregu, si pedagogë, gazetarë, mjekë, ekonomistë e drejtues kompanish. Madje, edhe peshkatarët, për të cilët kryeministri Edi Rama tha se paguhen 80 mijë lekë, janë në grupimin e rrogave të ulëta.
Por, e vërteta është se firmat bëjnë evazion me pagat. Ato deklarojnë rroga të ulëta dhe pjesën e shtuar me të cilën edhe punëmarrësit bien dakord e japin në dorë.
Manipulimi i bilanceve konsiderohet krim fiskal sipas ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, por rregullimi i tregut mbetet sfidë më vete.
Prej vitit 2018, bankat e kanë të ndaluar të japin kredi për bizneset me dy bilance, ndërsa Tatimet përpiqen të rregullojnë tregun me fushata informuese.
Mosdeklarimi i plotë i pagave shkakton dëm edhe në skemën e pensioneve, për shkak të kontributeve të ulëta që derdhen. /Euronews Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025