LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Postës i kërkojnë pagat nga Qeveria

Punëtorët e Postës i kërkojnë pagat nga Qeveria

Punëtorët e Postës sot kanë mbajtur një protestë para Qeverisë së Kosovës. Me parullat “Qeveri, posta duhet të shpërndajë dërgesat”, “Respekto ligjet tua”, “Duam shërbime që i ka secila postë shtetërore”, ata kërkuan rimbursimin e pagesave postare nga Qeveria.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hoti tha se ende nuk i kanë marrë pagat e gushtit.

Këtë, ai e cilësoi si papërgjegjshmëri të institucioneve. Hoti tha se Qeveria duhet t’i përmbushë detyrimet ligjore. Posta sipas tij, duhet ta krijojë skemat pensionale dhe shërbimin PostBank.


Kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini tha se kjo protestë iu është imponuar nga Qeveria. Ai tha se sot po apelojnë te Qeveria që t’ua japë pagat dhe t’i realizojë kërkesat e punëtorëve.

Pas protestës përfaqësues të punëtorëve janë ftuar brenda në ndërtesën e Qeverisë për një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj. /Telegrafi/