Një sondazh i vitit të kaluar raportoi se 31 për qind e pensionistëve janë të etur për t’u kthyer në punë për shkak të inflacionit dhe shqetësimit për të ardhmen e tyre financiare.
Por, a duhet organizatat të punësojnë punëtorë më të vjetër, ata rreth moshës 55-vjeçare ose më të moshuar? Patjetër! Por, për profesionet me përvojë në burime njerëzore e dinë se mosha dhe stereotipizimi i punëtorëve të moshuar është shumë i zakonshëm në shumë organizata. Në fakt, shumica do ta veçonin si formën më të zakonshme të diskriminimit në vendin e punës.
Në fund të fundit, mosha i kapërcen të gjitha racat, fetë, gjinitë dhe grupimet etike, dhe të gjithë ne do të jemi “të moshuar” nëse jetojmë mjaftueshëm. Sekreti i vogël i korporatave, të cilin askush nuk do ta pranojë hapur është se diskriminimi në moshë është përgjithësisht i pranuar, edhe nëse nuk synohet.
Shumë mendojnë se punëtorët e moshuar janë më të ngadaltë, më pak teknikisht të aftë, të patrajnueshëm, më pak të angazhuar dhe përgjithësisht shumë të modës së vjetër për tu përshtatur me vendet moderne të punës. Ata vlerësohet që janë relikte që nuk kanë asgjë “të re” për të kontribuar.

Fuqia punëtore e pashfrytëzuar
E vërteta është se punëtorët e moshuar mund të jenë një aset i madh për shumë organizata. Në mënyrë të veçantë, punëtorët e moshuar shpesh kanë aftësi shumë të mira të cilat janë të bazuara në vitet e tyre të përvojës. Këto nuk janë vetëm aftësi pune: ata shpesh kanë ato “aftësi të buta” që punëdhënësit i kërkojnë.
Ata janë përgjithësisht të besueshëm dhe stabil dhe ka më pak të ngjarë të kalojnë nga punëdhënësi në punëdhënës për dallim nga punëtorët më të rinj, transmeton Akademi Pune.
Një artikull akademik i vitit 2020 në Journal of Business Diversity me bashkautorë Dr. Stephanie K. Douglas dhe Dr. Robin A. Roberts, zbuloi se punëtorët e moshuar, ata mbi 63 vjeç kishin nivele më të larta të angazhimit në vendin e punës se çdo moshë më e re.

Shumë punëtorë të moshuar janë mentorë të shkëlqyeshëm për punëtorët e rinj, veçanërisht në lidhje me të menduarit strategjik, orientimin e politikave të korporatave brenda organizatave dhe ndërlikimet e punës që fitohen vetëm me përvojën.
Një avantazh tjetër është fakti se shumë punëtorë të moshuar janë “avokatë” pozitivë për punëdhënësin dhe mund t’i ndihmojnë punonjësit e rinj t’i kuptojnë gjërat racionalisht.
Me këto avantazhe të dukshme të punësimit të punëtorëve më të vjetër, dhe me shumicën e organizatave që luftojnë për të gjetur punëtorë, fokusi më i madh në këtë demografi mund të sigurojë një avantazh konkurrues biznesi dhe investim më të mirë të burimeve të fuqisë punëtore. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si të lani atletet në lavatriçe pa i dëmtuar ato

Kur fëmijët shfaqen në ëndrra – ç’domethënie kanë këto skena të zakonshme?

Tri shenjat e horoskopit që bëjnë miq kudo – madje edhe në radhë për tualet!

Përse të mençurit preferojnë të kenë më pak shokë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Rrobat e brendshme kurrë më mos i lani bashkë me peshqirët dhe leckat e kuzhinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4