Nëse jeni adhurues i maceve, atëherë kjo padyshim se është puna juaj e ëndrrave.

Megjithatë, le të mendojmë më logjikisht për një sekondë, transmeton Telegrafi.


Ju mund ta keni një, dy apo tri mace në shtëpi dhe nuk e mohon askush se janë të mahnitshme.

Janë të lezetshme, pa brenga, fotogjenike dhe thjesht ju kënaqin.

2 133

Por, kjo krejt derisa të kërcejnë në krevatin tuaj kur ju dëshironi të flini sepse nuk keni bërë asgjë tjetër pos keni lëvizur pak.

Sidoqoftë, një shtëpi për shpëtimin e maceve në Syros – e cila kujdeset për 55 mace të humbura – është duke kërkuar për dikë që kujdeset për strehimoren.

Dhe, reklama e tyre ka nxitur që dhjetëra mijëra njerëz të komentojnë duke thënë se kjo është puna e ëndrrave.

Pozita e punës në “God’s Little People Cat Rescue” ofron një pagë prej rreth 400 eurove për gjysmë orari, ndërkaq të gjitha shpenzimet janë të mbuluar. /Telegrafi/