Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula ka thënë se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë incident shumë të madh të raportuar.

Pula ka thënë së është rasti në Fushë Kosovë ku dy persona janë ndaluar lidhur me veprën penale të marrjes dhe dhënies së ryshfetit.


“Personat janë ndaluar dhe kjo vepër mund të ndëshkohet me 1 deri në 5 vite burgim dhe hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë. Meqenëse jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve nuk do të lëshohesha në detaje”, ka thënë Pula në një linjë direkte për RTV Dukagjini.

Ajo ka shtuar se është evidentuar edhe një rast në Pejë, lidhur me veprën penale “cenim i fshehtësisë së votimit”.

“Personi është ndaluar për 48 orë dhe hetimet ndaj tij po vazhdojnë”, ka thënë Pula.

Pula theksoi gjithashtu se çështja e asistencës për personat me aftësi të kufizuara ose me pengesa të tjera gjatë votimit është kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se për këto raste nuk ka ndonjë hetim penal të hapur. /Telegrafi/