LAJMI I FUNDIT:

Publikoi në “TikTok” video duke shtënë me armë, ngritët aktakuzë ndaj një personi nga Prizreni

Publikoi në “TikTok” video duke shtënë me armë, ngritët aktakuzë ndaj një personi nga Prizreni

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.H., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”

“Sipas aktakuzës, me datë 14.08.2021 në Prizren, është gjetur se i akuzuari E.H., posedon një (1) pistoletë të llojit “Walter” dhe një (1) karikator të pistoletës në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, në atë mënyrë që në një aheng familjar me pistoletë shkrep disa herë në restaurant dhe në rrugë, dhe pasi këto veprime kanë qenë të incizuara i poston në llogarinë e tij në rrjetin social Tik-Tok”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.


Po ashtu, është propozuar që si dënim plotësues ndaj të akuzuarit të bëhet konfiskimi i përhershëm i pistoletës së llojit “Walter” dhe karikatori i pistoletës.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori