LAJMI I FUNDIT:

Publikoi fotografinë me shqiponjë dykrenare në Facebook – dikush e kërcënoi, dikush tjetër ka dalë të solidarizohet me shqiptarin në Beograd (Video)

Publikoi fotografinë me shqiponjë dykrenare në Facebook – dikush e kërcënoi, dikush tjetër ka dalë të solidarizohet me shqiptarin në Beograd (Video)

Në një aksion të emëruar si “Solidaritet me Burektoren”, qytetarë, aktivistë, madje edhe disa politikanë kanë treguar mbështetje për pronarin e një furre buke të quajtur Roma në Borça, Beograd.

Furra është në pronësi të Mon Gjuraj, i cili për shkak të një fotografie, ishte viktimë e sulmeve dhe protestave të djathtëve dhe nacionalistëve në ditët e mëparshme në Serbi.

Por, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, rreth kësaj furre, të premten në mëngjes janë mbledhur shumë qytetarë, disa politikanë, por edhe përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, si dhe fqinjët dhe qytetarët e tjerë të cilët blejnë në furrë çdo ditë.


Një fotografi e publikuar nga një shqiptar në rrjetet sociale mjaftoi që disa serbë të mblidhen para furrës së tij në Serbi (Foto/Video)
Lexo po ashtu Një fotografi e publikuar nga një shqiptar në rrjetet sociale mjaftoi që disa serbë të mblidhen para furrës së tij në Serbi (Foto/Video)

Në këtë mënyrë, siç thuhet tutje, këta qytetarë kanë dashur të kundërshtojnë urrejtjen ndëretnike ndaj familjes së tij, pasi ai edhe kishte qenë i kërcënuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, disa njerëz ditë më parë u mblodhën para furrës “Roma” në Borça, ku protestuan, pasi djali i pronarit të këtij objekti, ka publikuar në rrjetet sociale një foto që tregon simbolin e shqiponjës dykrenare.

Njerëzit e mbledhur kishin mbajtur flamuj serbë dhe kishin kënduar këngë serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori