LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista e ngushtë me 20 emra që do të luftojnë për çmimin “Golden Boy 2020” – Haaland, Davies, Sancho, Fati e Vinicius kandidatët kryesorë

Publikohet lista e ngushtë me 20 emra që do të luftojnë për çmimin “Golden Boy 2020” – Haaland, Davies, Sancho, Fati e Vinicius kandidatët kryesorë

Është zbuluar lista e ngushtë me 20 lojtarë që do të jenë në garë për çmimin “Golden Boy 2020”, çmim që u krijua nga gazeta italiane Tuttosport në vitin 2003 dhe i jepet lojtarit më të mirë nën 21 vjeç që luan në Evropë në një nga ligat kryesore.

100 emra të lojtarëve të rinj ishin publikuar në qershor dhe tani numri është zbritur dukshëm.

Erling Haaland do të duket të jetë një nga pretendentët kryesorë për çmimin pas një viti të jashtëzakonshëm.


Njeriu norvegjez, ende vetëm 20 vjeç, ka shkëlqyer duke shënuar 21 gola në 23 paraqitjet e tij të para në të gjitha garat për Borussia Dortmund pas nënshkrimit në dhjetor.

Rivali i madh i Haaland për çmimin duket të jetë fenomeni 19-vjeçar kanadez Alphonso Davies, i cili ishte pjesë e formacionit startues të Bayern Munchen që fitoi të gjithë trofetë.

Yjet e Anglisë si Jadon Sancho, Mason Greenëood, Phil Foden, Bukayo Saka dhe Callum Hudson-Odoi janë futur në top-20.

Në listë janë edhe emra si Ansu Fati, Vinicius Jr dhe Rodrygo Goes.  Sa i përket Serie A në lisën janë Dejan Kulusevski dhe Sandro Tonali.


Këtu janë 20 më të mirët:

Mitchel Bakker (PSG)

Eduardo Camavinga (Rennes)

Jonathan David (Lille)

Alphonso Davies (Bayern Munchen)

Sergiño Dest (Barcelona)

Fabio Silva (wolves)

Ansu Fati (Barcelona)

Phil Foden (Manchester City)

Ryan Gravenberch (Ajax)

Mason Greenwood ( Manchester United)

Erling Haaland (Borussia Dortmund)

Callum Hudson-Odoi (Chelsea)

Deyan Kulusevski (Juventus)

Rodrygo (Real Madrid)

Bukayo Saka (Arsenal)

Jadon Sancho (Borussia Dortmund)

Dominik Szoboszlai (Red Bull Salzburg)

Sandro Tonali (Brescia)

Ferran Torres (Manchester City)

Vinicius (Real Madrid)


Fituesit e mëparshëm të këtij çmimi janë emra si: Lionel Messi, Sergio Aguero, Cesc Fabregas, Paul Pogba, Raheem Sterling dhe Kylian Mbappe.

Rafael van der Vaart ishte fituesi i parë në vitin 2003, ndërsa ylli i Atletico Madrid dhe Portugalisë, Joao Felix e ka fituar vitin e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori