Donald Trump sapo ka ndarë një imazh të Nicolas Maduro, duke e shfaqur liderin venezuelian të arrestuar dhe nën mbikëqyrje.

Presidenti amerikan shkruan se homologu venezuelas ndodhet aktualisht në bord të anijes luftarake amerikane USS Iwo Jima, duke sugjeruar se qeveria amerikane ka marrë kontrollin mbi liderin venezuelian.


Maduro, i veshur me një kostum të sportit gri të markës Nike, në duar mban një shishe uji.

Sytë e Maduros janë të mbuluar me një shirit të zi dhe mbi veshët duket se ka kufje të mëdha. Nuk është e qartë nëse Maduro ndodhet pranë gruas së tij, Cilia Flores, pasi ajo nuk shihet në fotografi.

telegrafi.com

Më herët gjatë ditës, Trump kishte deklaruar se Maduro është në rrugë për në New York, ku do të përballet me akuza të rënda për narco-terrorizëm dhe lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ky veprim nënvizon përpjekjet e SHBA-së për të ndëshkuar aktivitetet kriminale të Maduro dhe të regjimit të tij.

Ngjarja pritet të ketë ndikim të madh jo vetëm në politikën e brendshme të Venezuelës, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe strategjinë amerikane kundër narkotikëve dhe grupeve terroriste në rajon.

Ndryshe, Maduro është arrestuar së bashku me bashkëshorten në rezidencën qeveriatare në kryeqytet, Karakas. /Telegrafi/