Një sulm që ka ndodhur në Stokholm të cilin autoritetet ende nuk e kanë cilësuar si sulm terrorist, ka shokuar gjithë Evropën.

Në internet kanë filluar të qarkullojnë fotografitë e para, të një kamioni që ishte futur në masën e njerëzve në qendër të kryeqytetit suedez të cilët filloi t’i shkelë, transmeton Telegrafi.


Sipas informatave fillestare, raportohet për pesë persona të vdekur dhe shumë të tjerë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë, derisa qendra e Stokholmit është bllokuar për qarkullim.

Deri më tani nuk dihet se kush e ka kryer sulmin. /Telegrafi/

1 144

2 55

3 42

4 31