LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e reja të personave të lënduar në sulmin pranë Parlamentit britanik (Foto)

Publikohen pamjet e reja të personave të lënduar në sulmin pranë Parlamentit britanik (Foto)

Një burrë që po mbante një thikë në dorë është qëlluar nga policia, pasi kishte shkelur me veturë pranë Parlamentit britanik më shumë se 12 këmbësorë të cilët ishin në urën e Westminister, shkruan Daily Mail.

Policia e ka cilësuar sulmin si sulm terrorist, pasi që më shumë se 12 persona janë goditur nga një veturë në pjesën qendrore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Sipas dëshmitarëve okularë, personi që sulmoi theri me thikë një polic i cili po qëndronte pranë portës së Parlamentit britanik, ishte “i moshës së mesme me pamje sikur të ishte nga Azia”.


Pas alarmit për sulm pranë Parlamentit britanik, kryeministrja e këtij vendi Theresa May është futur me urgjencë në veturë nga një grup policësh të armatosur rëndë, të cilët e kanë larguar nga vendi ku është kryer krimi.

Pamjet e postuar më poshtë shfaqin imazhet e reja të lënduarve në urën e Westminster, të cilët ishin shkelur me një veturë 4×4.

Zyrtarë të lartë të Scotland Yard, kanë bërë të ditur se ky sulm vjen në ditën kur po kujtoheshin viktimat e sulmit në Bruksel që kishte ndodhur gjatë vitit të kaluar, ndërsa sulmin e kanë cilësuar si “incident terrorist”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori