Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, është kapur nga kamerat duke u thënë bashkëlojtarëve Fred dhe Alex Telles që t’i ndërpresin sjelljet fëmijërore dhe të hynin në stërvitje.
Dyshja braziliane ishin duke xhiruar jashtë fushës stërvitore Carrington kur portugezi është dëgjuar duke bërtitur në drejtim të tyre, teksa u thoshte të mos xhironin dhe të fillonin stërvitjet.
Zënka është përfshirë si pjesë e videos së Telles, ‘A day in the life’ (Një ditë në jetë), që e bën me agjencinë reklamuese, O Clube Football, ndërsa xhirimi është shpërndarë në rrjetet sociale.
Had never seen this clip of Bruno Fernandes shouting at Fred and Alex Telles 😂 pic.twitter.com/TAsL0ZRBXk
— Sean Gillen (@SeanGillen9) June 22, 2022
Në pamjet e publikuara, dyshja braziliane e Unitedit qëndrojnë jashtë Carringtonit kur Fernandes i vëren nga larg dhe u thotë të mos bëjnë sjellje fëmijërore.
Reprezentuesi portugez më pas thotë: “Jeni këtu për të luajtur futboll, jo për të xhiruar!”.
Më pas i drejtohet ekipit xhirues duke i thënë: “Xhirojeni organin tim”. Në ndërkohë kanë reaguar Fred dhe Telles duke i kërkuar të qetësohet.
Pavarësisht përdorimit të fjalëve eksplicite, debati me sa duket ka qenë shaka mes shokëve të skuadrës, por kjo nuk i ka penguar tifozët në internet të lavdërojnë “mentalitetin e kapitenit” të treguar nga Fernandes. /Telegrafi/