Psiliumi – kokërrza me kalori të ulët përplot fibra, ideale për përgatitje të ushqimeve të shëndetshme
![Psiliumi – kokërrza me kalori të ulët përplot fibra, ideale për përgatitje të ushqimeve të shëndetshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/b-psyllium-blond-615x410-web-780x439.jpg)
Nëse keni pyetur ç’është Psiliumi dhe si ta përdorni në ushqim, më nuk duhet të humbni kohë – po ju sjellim përgjigjet e atyre pyetjeve dhe disa propozime për këtë artikull ushqimor
Fjala është për artikullin e shkëlqyeshëm dhe burimin e mirë të fibrave shkrirëse. Karakteristika kryesore e tij është – grumbullim i ujit dhe bymimi.
Është e njohur që fibrat ndihmojnë në rregullimin e tretjes, pastrimin e organizmit nga toksina, përshpejtimin e metabolizmit dhe humbjen e tepricës së kilogramëve.
Në ushqim psiliumi përdoren si dendësues dhe stabilizues, ndërkaq në fitoterapi te konstipacionet kronike, dizenteria, diarreja, fshikëzat, problemet me motilitetin e zorrëve me humbjen e jashtëqitjes (te fistulat anale, hemorroidet, shtatzënia, sindroma e kolonës irritabile, pas operacionit të zorrëve) dhe sipërfaqësisht te inflamuara.
Marrja e rregullt ka ndikim të mirë në rregullimin e jashtëqitjes, por mund të ndihmojë edhe te sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, transmeton Telegrafi.
Çka është saktësisht psiliumi?
Psiliumi përftohet nga farat e bimës indiane (Plantago psyllium). Përmban sekrecione mukoze polisaharide, të cilat në vete lidhin ujin dhe kanë aftësinë e shtimit të vëllimit deri në 15 herë.
Pra, nëse dëshironi që të shtoni marrjen e fibrave, psiliumi është burim i shkëlqyeshëm, sepse 100 g psiliumi ka 350 kcal, madje 71 g fibra me të cilat këto kokrra janë ndër burimet më të mira të fibrave në botë!
Nuk përmban as proteina as yndyra.
Ndikimi në organizëm
Ulja e kolesterinës – Fibrat shkrirëse në kokërrzat e psiliumit mund të ndihmojnë në uljen e kolesterinës.
Kanceri i zorrës së trashë – edhe pse ka qenë ideja që fibrat mund të ndihmojnë në pengimin e kancerit të zorrëve, studimet e mëvonshme nuk kanë arritur ta verifikojnë në mënyrë cilësore.
Kostipacioni – psylliumi ndikon si laksativ i butë. Në sistemin e tretjes bymehet dhe nxit peristaltikën e zorrëve, që do të thotë zbrazjen.
Diabeti – ekziston mundësia që dieta e pasur me fibra ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Megjithatë, janë të nevojshme dëshmi shtesë.
Diarreja – mund të ndihmojë te diarreja e butë. Për shkak të cilësisë që ka në grumbullimin e ujit ndihmon që jashtëqitja të forcohet dhe të ngadalësojë kalimin nëpër traktin e tretjes.
Sëmundjet e zemrës – fibrat shkrirëse në ushqim lidhen me sasinë e vogël të triglicerideve dhe në bazë të kësaj zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Sindroma e zorrës irritabile – në disa raste mund të ndihmojë. Mirëpo duhet qasur me kujdes.
Trashësia – si rezultat i bymimit, psiliumi mund të ndihmojë në ndjenjën e ngopjes dhe në atë mënyrë të nxisë personin që të hajë më pak ushqim.
Si ta përdorim?
Përgatitja e ushqimit
Psiliumi ka rol të madh në përgatitjen e ushqimit. Pra, roli i amidonit në krepa dhe në simitet e ngjashme është dendësia e përbërjes dhe dhënia e vëllimit.
Mund ta përdorni në çdo gjë që duhet shtuar ushqimit dendësinë dhe vëllimin.
Mund ta përzieni në biskota të ndryshme për ëmbëlsira dhe në këtë mënyrë së paku pjesërisht të zëvendësoni miellin.
Mirë e përballon pjekjen dhe zierjen, ndërkaq sa më gjatë që ta lini të qëndrojë, përbërja do të jetë më e dendur.
Vetvetiu nuk ka kurrfarë shije specifike, andaj mund të kombinohet edhe në ushqime të ëmbla edhe në ato të njelmëta.
Shtoni psiliumin në shejk, në grimca tërshëre, kudo që dëshironi të përftoni përbërje të dendur. Sasia në të cilën e shtoni është rreth një deri në dy lugë, nuk duhet tepruar.
Në internet ka shumë receta të cilat përfshijnë psiliumin.
Dozimi te zgjidhja e disa prej problemeve shëndetësore:
Gjysmë luge deri në dy lugë çaj shkrihen në një filxhan uji të vakët. Përzihet mirë dhe pihet para se të dendësohet.
Nëse e pini për herë të parë, më mirë filloni nga pak, nga gjysmë luge të vogël dhe gradualisht shtoni dozën.
Përparësia kryesore është tretja e dobët dhe prandaj nuk ndikon shumë në marrjen ditore të kalorive.
Për shkak të cilësive të tyre është përbërës kualitativ në përgatitjen e ushqimit kur kujdesemi për marrjen e hidrateve të karbonit dhe përgjithësisht marrjen ditore të kalorive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FluWorkplace15645-380x233.jpg)
Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!
![Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stressed-couple-patients-at-564565-380x233.jpg)
Të gjitha sëmundjet fillojnë nga nervat: Ekziston vetëm një brengë të cilën duhet ta keni në jetë!
![Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/665-65162-H45435-380x233.jpg)
Mësoni çfarë domethënie kanë tri ngjyra në pastën e dhëmbëve dhe përse janë të rëndësishme
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re